“Vol-Vo 4” vë në pranga një tjetër person. Nuk mbarojnë akuzat ndaj tij

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.   Në këtë kuadër, mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin Hekuran Hoxha, 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për  Hoxhën. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Operacioni “Vol-vo 4”, u zhvillua në tetor të 2018, ku u arrestuan në total 27  persona, ndërkohë që janë lëshuar 44 urdhër arreste, si rezultat i një hetimi 2-vjeçar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj një rrjeti të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimi i zbuloi edhe laboratorin e heroinës në Has. Burime thonë se porositësit dhe personat që do të merreshin me trafikimin drogës janë i ashtuquajturi grupi i “Avdylajve”, i vënë në pranga pasditen e 22 tetori 2018.

Ndërkohë, për prangosjen e anëtarëve, apo bashkëpunëtorëve të grupit, janë zhvilluar njëkohësisht operacione në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë, ndërsa me këtë operacion, policia pretendonte se ka goditur 4 grupe të skeduara.

Gazeta Shqip

Comments are closed.