TË LAMË TEPSINË, TANI NUK TË BËN LUGA

Nga Ylli MANJANI

I lamë tepsinë, sofrën, kusinë, kazanin, kuzhinën mishin, pilafin e embëlsirat ti hajë, tani i themi s’të bën luga!

Kështu më duket kjo puna e diskutimit për ligjin e Kadastrës, me thënë të drejtën!

Kam bindjen se kaosi e deri sotëm me procesin e regjistrimit të pronës vjen për shkak të mungesës së hartës unike që reflekton saktësisht kufinjtë e pronave në territor.

Nuk ka më kuptim që njerëzit të kenë prona në letër dhe në terren janë ose në sherre ose të mbivendosura me pronën e dikujt tjetër.

Nuk ka më kuptim që zyrat kadastrale të përcjellin njerëzit në gjykatë sepse nuk janë në gjendje të prodhojnë një hartë të saktë.

Aq më pak mund ta hartojë gjykata këtë hartë. Ajo as se ka detyrë e as ka mundësi ta bëjë kë gjë.

Nuk ka më kuptim që harta që ka Zyra e Regjistrimit të mos përputhet me hartën e ALUIZNIT, të Kthimit e Kompensimit të Pronave, të Vendimeve të Gjykatave etj etj.

Çdo institucion pronash prodhon hartën e vet e cila nuk përputhet as me kufinjtë e vendosura në hartat e tjera e as me realitetin në terren.

Ky është thelbi i çdo sherri që lind në zyrat e Regjistrimit të pronës. Ky është edhe një nga shtigjet ku noton korrupsioni në regjistrim.

Ndaj duhet një përpjekje dhe përgjegjësi e përqendruar shtetërore për ta zgjidhur këtë gjë, njëherë e mirë dhe për të gjithë.

Në gjithë botën jo sot, po sot e 2000 vite këtë detyrë e ka KADASTRA. Gjykatat janë garanci që zyra kadastrale të funksionojë, por nuk i zëvendësojnë.

Nejse, duhet respektuar e drejta e vetos që Presidenti ka mbi ligjet që miratohen.

Të paktën bëhet një debat publik mbi këtë çështje, ndonëse në një fazë të vonuar.

18 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.