Studentja përdhunohet e vritet teksa fliste në “FaceTime” me motrën

Një studente izraelite u përdhunua dhe u vra në Australi, gjatë kohës që ajo ishte duke folur me motrën e saj në aplikacionin FaceTime. Trupi pjesërisht i zhveshur i Aiia Maasarwe u gjet afër qendrës tregtare Polaris në Melburn, në periferi të Bundoorws të mërkurën në orën 7 të mëngjesit.

Policia nuk konfirmoi nëse po hetonin një sulm seksual, por tha se detektivët po verifikojnë një listë të autorëve të njohur të dhunës seksuale, për të zbuluar nëse 21-vjeçarja kishte rënë pre e tyre.

Ata thanë se sulmi që ndodhi pas mesnate ishte krejtësisht brutal. “DailyMail” raporton se 21-vjeçarja ndodhej në Australi falë një programi këmbëmi kulturash në Universitetin LaTrobe që zgjat pesë muaj.

Detektivët dyshojnë se ajo ishte duke hipur në tramvaj, teksa largohej nga një klub nate në Bundoora para se të takohej me agresorin që i mori jetën.

Ajo po fliste në FaceTime me motrën e saj, e cila ishte jashtë shtetit dhe e njoftoi atë se diçka po shkonte keq në mes të bisedës. Motra e saj dëgjoi zhurmën e telefonit që binte në tokë dhe dëgjoi disa zëra”, tha detektivi Andreë Stamper për gazetarët në Melburn të enjten.

“Ky ishte një sulm i tmerrshëm, i shkaktuar ndaj një vajze të re krejtësisht të pafajshme që ishte një vizitore në qytetin tonë”, tha ai.

 

Ndërkohë, zyrtarët australianë gjetën një kapele të bardhë bejsbolli dhe një T-shirt bojë hiri, që besonin se i kishte veshur agresori.

Pamjet e kamerave  të lëshuara nga detektivët e vrasjeve tregojnë se 21-vjeçarja po përdorte telefonin në momentet e fundit para sulmit. Policia nxori imazhet e ÇTV, të cilat tregojnë rrobat që ajo kishte veshur atë natë, me shpresën se dikush e pa atë dhe mund të ndihmojë policinë të gjurmojë lëvizjet e saj të sakta.

Gazeta Shqip

Comments are closed.