Shembi xhaminë, indiani flet për ndjenjat e çuditshme që e kapluan

Indiani Balbir Singh, i cili ka marrë pjesë në shembjen e xhamisë Babri në vitin 1992 që vazhdon të jetë temë e mosmarrëveshjeve mes myslimanëve dhe indianëve në Indi, ka marrë pjesë në ndërtimin dhe riparimin e më shumë se 90 xhamive pas konvertimit të tij në Islam, transmeton Anadolu Agency.

Sipas lajmeve në shtypin indian, Singh, pjesëmarrës në shembjen e xhamisë Babri nga indianët ekstremistë, pasi u konvertua në Islam mori emrin “Mohammad Amir” dhe me ndjenjën e tij si fajtor për këtë vepër ai ka marrë pjesë në ndërtimin dhe riparimin e më shumë se 90 xhamive.

Në një intervistë për India Today, Amir ka bërë të ditur se ka qenë i pari që me lopatë në dorë është ngjitur në kupolën e xhamisë gjatë shembjes.

“Menjëherë pas shembjes përjetova një ndjenjë shumë të madhe të fajësisë dhe ky ishte momenti kur vendosa të pranoj islamin”, u shpreh Amir. Ai theksoi se bashkë me shokun e tij Mohammed Umar, i cili po ashtu më pas ka pranuar fenë islame, e kanë përmbushur premtimin e dhënë për restaurimin e rreth 100 xhamive për faljen e mëkateve.

Comments are closed.