Një dhuratë speciale shqiptare nga Vuçiç për Putin (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i dhuroi homologut të tij rus Vladimir Putin një qen Sharri.

“Është i bukur!”, bërtiti Putin, pasi e pa.

Sipas portalit serb “Blic”, ky është një qen mashkull tre muajsh i kësaj race dhe origjina është nga malet e Sharrit.

“Qeni ka breza serioz të shtatë gjeneratave prapa. Bëhet fjalë për llojin më të vjetër autokton dhe dihet se Putin pikërisht i pëlqen këto raca”, thotë një burimi i “Blic” nga Presidenca.

Sipas medias serbe është hera e parë që Vuçiç jep një dhuratë kaq speciale.

Por, ndryshe nga ç’pretendon Presidenca serbe, qeni është një “Sarplaninac” 3-muajsh, nga malet e Sharrit, i njohur për rezistencën ndaj të ftohtit dhe guximin ndaj ujqërve dhe arinjve.

Në malet e Sharrit, banorët i përdorin këta qenë, të njohur si “Deltari Ilir”, një rracë autoktone e Shqipërisë për mbrojtjen e kopeve të bagëtive të imta.

Gazeta Shqip

Comments are closed.