Grabitet pika e Lotarisë Kombëtare, zbulohet shuma…

Grabitet një pikë e Lotarisë Kombëtare, duke bërë që të merret një shumë e konsiderueshme parash.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, në Elbasan.

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje një pikë dytësore të Lotarisë Kombëtare, ku tregtoheshin biletat e lojës së fatit, ku kanë marrë 200 mijë lekë të vjetra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje

Sakaq pritet të bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë të ambienteve përreth, për të zbuluar më shumë.

18 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.