Tensione te Ekonomiku mes studentëve dhe policisë: Na kanë goditur (Video)

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut janë ngujuar brenda ambienteve të Universitetit dhe kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Raportohet se policia ka ndërhyrë për t’i nxjerrë jashtë me forcë, por ka hasur në rezistencën e studentëve.

Ata janë përplasur fizikisht me forcat e policisë dhe nuk kanë pranuar që të largohen nga fakulteti.

Po ashtu ka ndërhyrë dhe policia e shtetit, ku efektivët kanë tërhequr me forcë studentët.

“Policët kanë kapur studentët dhe i kanë goditur në vend se të na mbrojë. Policia nuk lejohet me ligj të vijë këtu”, u shpreh një studente.

“Pati dhunë, shtyrje, dhe terror nga policia. Nuk treguan mëshirë as për vajzat. Kanë sjellë policinë dhe sigurinë në Fakultet”, tha një tjetër studente.

Ky nuk është Balili, as Avdjoli i tenderit të Unazës. Jo! Ata janë të lirë e plot shëndet.Ky është thjesht një student që i ka ardhur në majë të hundës me korrupsionin dhe makutërinë. Që Balili dhe Avdjoli të vazhdojnë të lirë, studentët duhet të dhunohen!

Publiée par Nisma #Thurje sur Vendredi 11 janvier 2019

Dialogu mbaroi!Tani rradhën e ka dhuna policore mbi studentët!Kjo nuk ndodh as në Korenë e Veriut!Polica që ushtron dhunë në ambjentet universitare është treguesi se po rrëshkasim drejt diktaturës!Kjo nuk do torelohet!

Publiée par Nisma #Thurje sur Vendredi 11 janvier 2019

Te ekonomiku policia po dhunon studentët.

Publiée par Nisma #Thurje sur Vendredi 11 janvier 2019

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.