Meta sfidon Policinë: Diaspora të protestojë tek Presidenca           

Duke folur sot nga Korça në një aktivitet në Universitetin “Fan Noli”, presidenti Ilir Meta tha nga Korça se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme për t’i dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë dhe studentëve.

“Do të mbështesja çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe të qëndrueshëm dhe konstruktiv në këtë drejtim. Problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv”, u shpreh Meta.

Sa i takon refuzimit të lejes së policisë për protestën e diasporës para Kryeministrisë, ai tha se shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. “Nuk besoj që një gjë e tillë mund të ketë ndodhur. Sa e zëmë se ka ndodhur. Janë të ftuar të gjithë emigrantët që të protestojnë në oborrin brenda Presidencës”, deklaroi kreu i shtetit

Kreu i shtetit komentoi dhe vendimet e fundit të qeverisë lidhur me kërkesat dhe protestat e studentëve.

“Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë e energji tepër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë probleme të arsimit të lartë dhe studentëve. Unë do të mbështesja cdo reflektim të sinqertë të thelluar të qëndrueshëm në këtë drejtim, që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm përmes dialogut të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, as intimidues dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv”.

27 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.