Atentati në Laprakë, zbulohet identiteti i vrasësit të 17-vjeçares (EMRI)

Atentati në Laprakë që tronditi mbrëmë kryeqytetin po shkon drejt zbardhjes së plotë. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe ai është një 19-vjeçar tashmë në kërkim.

Mësohet se uniformat blu po kryejnë kërkime për të gjetur shtetasin Robert P., i datëlindjes 1999 dhe deri më tani kanë kontrolluar banesën e prindërve por edhe të afërmeve të tij.

19-vjeçari në fjalë dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit tip “Benz A Class”, që drejtohej nga 23-vjeçari Erjon Benga. Në këtë atentat mbeti e vrarë e dashura e Bengës, 17-vjeçarja Briselda Gjoka.

27 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.