Rama i jep libra 3 vajzave lezhjane: Shkëlqejnë në shkollë, u ndërtojmë shtëpi

Mëngjesin e së dielës, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar një video në “Facebook”, teksa ka vizituar së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, një familje të varfër në Ishull Lezhë.

Rama thotë se ka vizituar familjen e Age Palit, e cila jeton vetëm me 3 vajzat e saj, në kushte të jo të mira dhe në gjende të vështirë ekonomike.

Rama shkruan se 3 vajzat shkëlqejnë në shkollë, pavarësisht se – sipas tij, – mund të gjenin 1.000 justifikime për të lënë shkollën pasdore.

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me tre vajzat e Ages, të cilat si thuajse të gjithë fëmijët që kam takuar, në rrugëtimin e shtëpive më të varfra, shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se mund të gjenin 1000 justifikime më shumë se të tjerët për ta lënë shkollën pasdore, ju uroj një të dielë të qetë

Publiée par Edi Rama sur Samedi 8 décembre 2018

Ai ka shpërndarë libra për 3 vajzat dhe u ka premtuar se do të ndërtojë një shtëpi të re për ta.

“Mirëmëngjes dhe me 3 vajzat e Ages, të cilat si thuajse të gjithë fëmijët që kam takuar, në rrugëtimin e shtëpive më të varfra, shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se mund të gjenin 1.000 justifikime më shumë se të tjerët për ta lënë shkollën pasdore, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama në statusin e tij.

9 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.