Protesta për tarifat, studentët bllokojnë rrugën tek Ministria e Arsimit

Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët e Universitetit të Tiranës kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar heqjen e tarifës për provimet e bartura.

Organizatorët kanë bërë me dije se ata kërkojnë një takim me anëtarët e Bordit të Administrimit.

Të dyja krahët e rrugës së “Durrësit” janë bllokuar nga qindra studentë, të cilët kanë rrethuar godinën e Ministrisë së Arsimit.

Po ashtu dhe në qytete të tjera si Elbasani, Durrësi e Shkodra, është bojkotuar mësimi dhe të gjithë studentët kanë dalë në rrugë.

Edhe në Shkodër ishte parashikuar të zhvillohej një protestë e ngjashme, por studentët nuk kanë dalë. Ndërsa në Gjirokastër, mësimi ka vijuar normalisht.

6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)




Comments are closed.