“Babalja”, Salianji nxjerr përgjim të ri për Alizotin: Ja aktori i Ramës! (VIDEO)

Paraditen e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në Facebook një video-përgjim, ku shihet Alfred Alizoti, personi që Prokuroria thotë se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e Babales dhe nën dëshminë e të cilit, organi i akuzës ka vendosur masë shtrënguese mbi gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun.

Salianji në postimin e tij akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë përdorur Alizotin si aktor për të nxjerrë të dështuar ekspertizën britanike të audio-përgjimit të Babales.

“Akt ekspertiza britanike faktoi që zëri në video ishte i Xhafajt. Pasi KM Rama shpalli se kishte aktor dhe aktekspertiza e tij e rrëzonte investigimin u desh audicion për aktorë dhe rolin ia dhanë këtij llumi, cili i përpunuar nga Policia e Shtetit fliste për para, manipulim dhe pisllëqe. Mafia përdor çdo formë! Që përdor edhe shtetin është skandaloze!”, shkruan Salianji.

Ai gjithashtu i drejtohet edhe kreut të Grupit të Ps, Taulant Balla, për të cilin Alizoti thotë në video se i ka bërë presion.

Balla, pas seancës në Gjykatën e Tiranës për padinë ndaj Bashës, foli edhe për këtë video, duke thënë se Salianji ia futi vrapit mbrëmë.

Në video është dëshmitari i prokurorisë mbi dëshminë dhe përgjimet e të cilit kanë marrë masë shtrënguese mbi një gazetar që i ka shërbyer publikut me investigim me rrisk të lartë. Akt ekspertiza britanike faktoi që zëri në video ishte i Xhafajt.Pasi KM Rama shpalli se kishte aktor dhe aktekspertiza e tij e rrëzonte investigimin u desh audicion për aktorë dhe rolin ia dhanë këtij llumi, cili i përpunuar nga policia e shtetit fliste për para, manipulim dhe pisllëqe. Mafia përdor çdo formë! Që përdor edhe shtetin është skandaloze!

Publiée par Ervin Salianji sur Mercredi 10 octobre 2018

“Nuk e kam takuar kurrë Fredi Alizotin. Prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj çështjeje dhe të vazhdojë hetimin deri në fund dhe për video të servirura por personat që nxjerrin video nuk duhet t’ia fusin vrapin sepse rasti i mbrëmshëm i largimit të Salianjit është i turpshëm”, tha Balla.

Por Salianji është përgjigjur duke thënë: “Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Mē thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!”.

 

10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)




Comments are closed.