Vlorë, 23-vjeçari arrestohet për ngacmim seksual

Një 23-vjeçar nga fshati Gjormë i Vlorës është ndaluar nga policia e qytetit bregdetar, pas një kallëzimi që ishte bërë në emër të tij për ngacmim seksual.

Kallëzimi është depozituar një ditë më parë nga 22-vjeçarja A.C., me banim në Vlorë, e cila pretendon se është ngacmuar prej disa muajsh.

Ndërkohë, 23-vjeçari M.A. do të përballet tashmë me procedim penal për veprën e “ngacmimit seksual” nga Prokuroria e Vlorës.

27 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.