Balla ‘gjuan’ Kitaroviç me shkelje syri, PD: Dërrkuci bën si playboy (VIDEO)

Kuvendi i Shqipërisë mirëpriti sot Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, një mike shumë e mirë e Shqipërisë, por që me ndalesën në Parlament është bërë objekt akuzash nga Partia Demokratike për kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

E teksa në transmetimin e drejtpërdrejtë nuk u vu re, syri i mprehtë i koordinatores së PD, Silvi Bardhi ka kapur një shkelje syri të Ballës në drejtim të Kitaroviç, të cilën ajo e komenton kështu në Facebook: “Kur të shkel syrin “Toyota Yaris”, integrimit vëri vizën!”.

 

https://www.facebook.com/silvi.bardhi/videos/10155746323731094/

Përshëndetjen e çuditshme të Ballës për Presidenten kroate, të cilësuar si një nga femrat më seksi në politikë e komenton edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka.

“Tao Dërrkuc Palla në rolin e play boy-t me Presidenten e Kroacisë…🙈🙈🙈 Do e ketë ngatrruar me ndonjë kroate tjetër …”, shkruan Paloka në Facebook.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.