Lëndë plasëse dhe kapsolla detonatore, në pranga 52-vjeçari

Policia e Dibrës, ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi është kapur në flagrancë me lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme ditën e djeshme në disa ambiente, ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.

Në panga ka rënë Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi, pasi lënda plasëse u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë.

Më konkretisht Pilafit i’u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 copë kallëpe me lëndë plasëse me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë, 58 copë kapsolla detonatore, si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)




Comments are closed.