Selenicë, i moshuari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

Një i moshuar është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Selenicë të Vlorës.

Viktima është 82-vjeçari Dh.M fdhe në trupin e tij janë konstatuar shenja dhune. Policia njofton se i moshuari jetonte vetëm dhe trupi i pajetë u gjet nga fqinjët e tij.

“Trupi do të transportohet drejtim Morgut për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, sqaron policia.

Është ende i paqartë shkaku i vdekjes së 82-vjecarit, ndaj do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore për ta zbardhur.

10 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.