Rajoni: 35 biznese të mëdha maqedonase vijnë në Shqipëri

Shqipëri-Maqedoni, bashkëpunim për promovim të potencialeve të mëdha ekonomike

maqedoniBizneset maqedonase zbarkojnë në Tiranë për tregje të reja. Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë do të organizojë për herë të parë një tryezë ekonomike të nivelit të lartë me përfaqësues të biznesit të Maqedonisë dhe qeverisë shqiptare. Drejtuesit e dy dhomave, si dhe një përfaqësi e 35 bizneseve më të rëndësishme në Maqedoni, parashikohet të zhvillojnë këto dy ditë takime për të promovuar potencialet e mëdha ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Përfaqësia u prit dje nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi. “Rritja e besimit midis dy palëve do të na çojë përpara në një bashkëpunim të suksesshëm. Shqipëria po bën më të mirën e saj për ta shtrirë bashkëpunimin në nivel më të gjerë, duke krijuar mundësi lehtësuese për një bashkëpunim konkret midis dy palëve”, tha Ekonomi. Ndërkohë që do të ketë përshëndetje nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ai i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, si dhe zv/ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Bahri Shaqiri. Pjesë e këtyre takimeve tepër të rëndësishme është edhe ai me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në ditën e dytë do të ketë një takim të zgjeruar të dhomave të tregtisë dhe të institucioneve shtetërore të dy palëve.




Comments are closed.