Përplasje me armë në hyrje të Fierit, një i vrarë dhe dy të plagosur

policia arrestim_1Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë të plagosur në autostradën Lushnjë-Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur  “Mulliri i Artë”. Policia sqaron se dy personat e plagosur udhëtonin në të njëjtën makinë me viktimën.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë gjetur edhe dy makina të djegura. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri.

Sipas policisë është gjendur i vrarë shtetasi Denis Kasa 44 vjeç dhe të plagosur me armë zjarri, shtetasit Elton Margariti dhe Klement Kastrati, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

Autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës tip benz me targa shqiptare AA 414 LC, ku udhëtonte viktima dhe dy të plagosurit. Ende nuk është verifikuar si është djegur makina e viktimës. Më pas autorët janë larguar me një automjet tjetër, tip Toyota veturë me targa të huaja ku i kanë vënë flakën në mes të një arë rreth një kilometër nga vendngjarja. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën për momentin. Deri tani rezulton se viktima dhe dy të plagosurit ishin shokë

Në vendngjarje grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes. Forcat e policisë dhe FNSH  Fier po krehin zonën pasi dyshohet se autori/ët mund të kenë lëvizur me këmbë.

8 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.