Kosova pranon humbjen dhe uron Veliajn: Shpresoj që të mbajë premtimet për Tiranën

Halim KosovaKandidati i APPD-së, Halim Kosova i uroi fitoren kundërshtarit të tij politik, Erion Veliajt. Gjithashtu ai falënderoi qytetarët e Tiranës që e votuan dhe ekipin mbështetës.

“Dua të falënderoj qytetarët e Tiranës që me votuan dhe Partinë Demokratike që më mbështeti. Kjo garë mbetet përvoja më e shkëlqyer në jetën time.

Dua të uroj Erion  Veliajn dhe shpresoj që të mbajë premtimet dhe të mos zhgënjejë qytetarët e Tiranës. Angazhimi im për të marrë përgjegjësit në interesin e tyre do të vazhdojë pa u lëkundur dhe për asnjë çast”, tha Halimi.

23 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.