Saimir Tahiri i përgjigjet Gjutës: S’kam frikë nga kërcënimet e tua

Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri, gjate nje konference te perbashket shtypi, me Kryetaren e KQZ Lefteri Luzi Lleshi, pas nenshkrimit te nje marreveshje per mbarevajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 Qershorit./r/n/r/nInterior Minister Sajmir Tahiri, during a press conference with Head of KQZ, Lefteri Luzi Lleshi, after the signing of an agreement for the progress of the local elections of June 21.

Ministri i Brendshëm reagon pas mesazhit kërcënues nga Vladimir Gjuta. Tahiri pranoi ta falte Edi Palokën nëse pranonte shpifjen

“Për ekonomi gjyqësore mund të mos vazhdojmë këtë proces në rast se Paloka do të kërkonte ndjesë publike dhe do të pranonte që ka shpifur”

Të dhëna

Kërcënimi – Pyetjes nëse ndihet i kërcënuar ministri i Brendshëm, Tahiri iu përgjigj: “Jo aspak. Drejtësia do të bëjë punën e vet. Unë vazhdoj detyrën time pa asnjë shqetësim”

Drejtësia – Tahiri, në lidhje me padinë ndaj demokratit Paloka, tha se duhet nxjerrë përfundimisht politika nga ditët e llumit dhe ditët e vrerit dhe të futet në shinat e të vërtetës

Mariglen Mullai

Dy javë pasi u kërcënua me SMS nga Vladimir Gjuta, ministri i Brendshëm shfrytëzoi gjyqin me Edi Palokën për t’i kthyer përgjigje personit që akuzohet si organizatori i shpërthimeve të 10 shkurtit në Tiranë. Saimir Tahiri e ka dhënë deklaratën e tij në një prononcim pasi doli nga Gjykata e Lartë, pas mbarimit të seancës së dytë gjyqësore të padisë për shpifje, që ai ka bërë ndaj deputetit demokrat Edi Paloka. Pyetjes se a ndihej i kërcënuar pas SMS-së dhe pas marrjes në mbrojtje nga RENEA, ministri i Brendshëm iu përgjigj shkurt “Jo, aspak”. Më pas, Tahiri apeloi që drejtësia të bëjë punën e saj, ndërsa siç u shpreh, do të vazhdonte detyrën pa asnjë shqetësim. Ministri i Brendshëm komentoi edhe procesin gjyqësor me Palokën, për të cilin tha se, nëse kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të kërkonte ndjesë publike, ai do ta falte.

 

Përplasjet me Gjutën

Pas 10 shkurtit të këtij viti, kur babait të ministrit të Brendshëm iu vendos tritol me telekomandë në farmaci, dolën në pah konfliktet mes dy familjeve. Vladimir Gjuta duket se e kishte marrë seriozisht faktin që policia e shoqëroi disa herë, ndaj vendosi të hakmerrej ndaj Tahirit. Duke angazhuar nipin e tij, Baftjar Brukën, një njohës të mirë të shpërthimeve me celular, me urdhrat e tij Gjuta terrorizoi Tiranën para tre muajve. Policia dhe prokuroria nuk gjeti shkak tjetër përveçse hakmarrje personale për shpërthimet. Dajë e nip tashmë janë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, ku Gjuta akuzohet si organizator i shpërthimeve, ndërsa Bruka si ekzekutori i tyre. Por përplasja e parë e policisë me Gjutën u shënua në prill të vitit 2014, kur Tahiri u ankua te Presidenti Nishani për ndryshimin e masës së sigurisë për Vladimir Gjutën dhe nipin e tij, Baftjar Brukën. Përplasja e dytë ka ndodhur në qershor të 2014-s, pas vrasjes së Artan Santos. Pronarët e lokalit “Vila Gjuta” në Tiranë kanë refuzuar t’i japin policisë kamerat e sigurisë. Në shtator të 2014-s, policia arrestoi 3 persona me mjete të blinduara. Më 6 dhjetor 2014, në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”, Vladimir Gjuta u arrestua pas një sherri me efektivët e policisë rrugore dhe u mbajt në qeli për rreth 20 ditë, për t’u liruar nga Gjykata e Tiranës. Edhe pas atentatit të dështuar ndaj Emiljano Shullazit në afërsi të Qafë Kasharit, efektivët e FNSH-së kanë bërë kontroll në bizneset dhe banesën e Vladimir Gjutës. Mesazhi kërcënues nga Gjuta në celularin e Tahirit mbërriti më 9 maj 2015, ku shkruante se “nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”. Tashmë ministri i Brendshëm është në mbrojtje 24-orëshe nga Garda dhe RENEA.

 

Gjyqi me Palokën

Në seancën e djeshme, palët nuk pranuan pajtimin, ndërsa procesi i ardhshëm është më 15 qershor. Pas daljes nga Gjykata e Lartë, Tahiri tha se “është normale, që për ekonomi gjyqësore të mos vazhdonim këtë proces në rast se Paloka do të kërkonte ndjesë publike dhe do të pranonte që ka shpifur. Me sa kuptoj, instinkti politik për të vazhduar këtë lloj dalldie me këto shpifje, është më i madh sesa instinkti për të bërë drejtësi. Dhe në këto kushte, unë besoj që i vetmi pajtim është ai që do të bëjë gjykata”. Më tej Tahiri komentoi edhe mosparaqitjen e Palokës në gjyq. Mes të tjerave, ministri i Brendshëm shtoi se “nuk arrij të kuptoj se si një deputet, kryetar i grupit parlamentar të partisë më të madhe në opozitë, ka kohë të dalë ditë për ditë në konferenca për shtyp, dhe nuk ka kohë të paraqitet vetë në gjyq, dhe të përballet me të vërtetat që ai pretendon se di, apo të përballet me të vërtetat që unë pretendoj se janë të vërteta absolute dhe ekskluzive”.

 

 

1 Comment
  1. Pilo Lala says

    Fitore e madhe qe Gjutajt, apo cfare rrace gomari eshte, e kaluan edhe kete dimer. Tani eshte vere, dhe ka plot geshtenja, bathe neper malet e Kukesit.
    Keni gjetur shtepine qe ju takon, perpara se te shkoni tek ajo shtepia ne Peqin.
    Shikoni se andej po kullot edhe Stressi, beni ndonje dore bilardo.

Comments are closed.