Prokopis Pavlopoulos zgjidhet President i ri i Greqisë me 233 vota

prokopProkopis Pavlopoulos është zgjedhur presidenti i ri i Greqisë me 233 vota. Kandidatura e tij u mbështet nga radikalët e majtë dhe aleatët e tyre në qeverisje, ‘Grekët e pavarur’ si dhe deputetët e ‘Demokracisë së re’.

Pavlopoulos është zgjedhur deputet me Demokracinë e Re prej vitit 1996 deri në vitin 2012. Gjatë kësaj periudhe ka qenë kryetar i grupit parlamentar të konservatorëve, duke gëzuar respektin e plotë të tyre, zëdhënës i Qeverisë dhe, së fundmi në Qeverinë “Karamanlis”, ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm dhe të Administratës Civile, prej vitit 2004 deri në vitin 2009.

18 shkurt 2015 (gazeta-Shqip.com)

 

Comments are closed.