Zgjedhjet lokale, katër kryebashkiakët që PS-ja nuk do t’i rikandidojë

Kandidatët

Gjika, Zeqo, Bime dhe Sejdini, emrat që lihen jashtë betejës së 21 qershorit

Shkaku – Shumë prej kryebashkiakëve kanë mbi 10 vite si drejtues lokalë e kjo është arsyeja që PS-ja po kërkon që të paraqesë kandidatë të rinj

Bime – Kreu aktual i Bashkisë së Gjirokastrës, në zgjedhjet vendore të 2011 ka marrë mandatin e tretë si kryebashkiak. Që nga 2003 është në këtë detyrë

Zeqaj – Në Fier, kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqaj, nga zgjedhjet vendore të 2011-s ka fituar mandatin e tetë të tij si drejtues i bashkisë.

Gjika – Në Bashkinë e Vlorës, kryebashkiaku Shpëtim Gjika është duke ushtruar mandatin e tretë si kryebashkiak të fituar pas zgjedhjeve të 2011-s.

Sejdini – Në zgjedhjet lokale të 2011-s kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, fitoi mandatin e dytë si drejtues i kësaj bashkie nën koalicionin e majtë

FRESSH 2_1ARTEMISA HOXHA

Edhe pse është ende herët që partitë politike të dalin me emra konkretë për kandidatët që do të garojnë për 61 bashkitë e reja në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, brenda së majtës janë piketuar kryebashkiakët, të cilët nuk do të propozohen më nga e majta. Përtej dëshirës së tyre dhe gatishmërisë që strukturat e partisë t’i propozojnë sërish, me sa duket surprizat nuk do të mungojnë në listat e kandidatëve që do të propozohen për zgjedhjet vendore të qershorit. Burime pranë së majtës kanë konfirmuar se deri më tani katër kreybashkiakët që nuk do të jenë në listat e PS-së për kryebashkiakë të 61 njësive të reja do të jenë pikërisht ata që kanë edhe më shumë mandate në këtë post. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bime, të Vlorës, Shpëtim Gjika, si dhe të Fierit, Baftjar Zeqaj. Ndërkohë që shumë gjasa ka që edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, të jetë mes emrave që nuk do të kandidohen më si krerë bashkish. Katër prej kryebashkiakëve të majtë kanë nga tre mandate në krye të bashkive më të mëdha në vend, konkretisht Gjika, Zeqaj dhe Bime, ndërsa vetëm Sejdini është duke ushtruar aktualisht mandatin e dytë në krye të një prej bashkive më të mëdha në vend. Fakti që këta kryebashkiakë kanë kaluar një periudhë të gjatë drejtimi në këto bashki, do të bëjë që vendin e tyre ta zënë eksponentë të majtë të njohur për kontributet e tyre në parti. Gjithsesi, brenda së majtës ende nuk ka emra konkretë për zëvendësimin e katër kryebashkiakëve të majtë, të cilët për hir të së vërtetës do të mbahen mend për kontributet e tyre në drejtimin e katër bashkive më të mëdha në vend. Shumë prej kryebashkiakëve kanë mbi 10 vite si drejtues lokalë e kjo është arsyeja që PS-ja po kërkon që të paraqesë kandidatë të rinj për katër bashkitë e Vlorës, Fierit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Listat me LSI

Vetë kreu i partisë më të madhe në koalicionin qeverisës, Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë shpesh se listat për kandidatët që do të garojnë për 61 bashkitë sipas ndarjes së re territoriale në vend do të jenë të konsultuara dhe të vendosura edhe nga aleati në këtë koalicion, LSI-ja. Për këtë madje, së bashku me grupin e punës së ngritur në PS për çështjet zgjedhore, ku bëjnë pjesë Blendi Klosi, Blerina Gjylameti dhe Musa Ulqini, në terren kanë zbritur edhe përfaqësues të LSI-së. Por deri më tani nga palët nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me ndarjen e bashkive që do të propozojnë kandidatët e tyre respektivë për kryebashkiakë. Pas vendimit të Kushtetueses që rrëzoi kërkesën e 129 njësive vendore për mbajtjen e referendumit për të kundërshtuar hartën e re elektorale, tashmë është hapur drita jeshile për përgatitjet e zgjedhjeve. PS pritet që të mbledhë në selinë e saj krerët e partisë në rrethe, për të deleguar kështu udhëzimet e para për përgatitjen e zgjedhjeve që do të nisin pikësëpari me propozime për emra konkretë kandidatësh. Por edhe aleatët do të luajnë rolin e tyre në përgatitjen e strukturave të tyre në terren. Teksa e majta ka hyrë drejt përgatitjeve, PD, forca kryesore opozitare në vend nuk ka dalë ende me një qëndrim zyrtar për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të qershorit 2015. Vetë ish-kryeministri dhe drejtuesi i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar hartën e re territoriale si një pazar të pastër elektoral, madje paralajmëroi një humbje të thellë në zgjedhje me rezultatin 50-9 në favor të së majtës, ndërkohë që sipas tij dy mandate shkonin për minoritetet. Për këtë, opozita nuk mori pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale dhe bojkotoi votimin e saj në Kuvend.

12 Comments
  1. gjirokastriti says

    Po, gje e mire kjo, duhen figura te reja, por jo te kalojme ne ekstreme te tjera, dhe te vendosen si kandidatura njerez koti, pa vlera, por thjesht se jane beniaminet e deputeteve sic po flitet ne Gjirokaster per njefare Tani Gjoka, qe Arben Ahmetaj e ka vene drejtor te naftes ne Fier dhe po flitet qe do ta veje kryetar bashkie ne Gjirokaster, nje njeri pa vlera dhe qe do demtoje PS aty. njerez te tille qe ne qytet mbahen si birbo dhe asnje lidhje me intelektual…. do te jete turp i vertete.

  2. reali says

    Ky rama po tregon shenja diktatori asnje nuk duhet te kete mundesi te zgjidhet me shume se ky si kryetar bashkie.

  3. trim i laberise says

    Se di se si mund te shprehesh keshtu per dike..Tani ka treguar se eshte I mire, I suksesshem ne te gjitha iniciativat e tij private. Djale modest, I shkolluar, qytetar dhe qe bashkon shume interesa. Ka lindur dhe eshte rritur ne Gjirokaster, me origjine nga laberia dhender ne minorit. Besoj se ne kete rast edhe nese do ta mbeshtes Ministri Ahmetaj vlere do ishte.

  4. berati says

    nuk eshte ceshtje rifreskimi apo idesh te reja se aty ide ka vetem kryetari por vetem ceshtje pazaresh.dhe nje gje tjeter, komunistet njihen per kanibalizem

    1. pandeli says

      Turpet e botes behen vetem ne Gjirokaster. Garant qe e humbet PS dhe e majta me keto kandidatura gagarelesh dhe hadutesh. Kete radhe do ta shikoni Mucin budallain me dylbi. Ta harroje PS te zbrese me Tanet dhe Bimet. kandatura te diskretituara qe nxjerrin fitues te djathte. Njersit jane te lodhur. Tanin e njohin i madh e i vogel se sa gagarel eshte.

  5. labi per labin says

    O lab I laberise tani gjoka qe po thua ti eshte nje I mbaruar
    qe as fisi I tij ka rezik se voton..nje qurravec qe vec
    pordhe ka dhe harroje ti se ka shanc jo ta vene po
    edhe sikur ta vene ska shanc te fitoje..mos na flisni
    per te tille servila se na hapet barkun.

    1. edhe un lab jam says

      O labi po me cudit qe e njifke aq mire,ben mire dalesh me borri qe te te degjojne edhe ate qe te kane vene te shkruash keto komente bajete.

    2. edhe un lab jam says

      Gjirokastren e fiton dhe Muci dhe jo ai Djale

      1. labi per labin says

        Muci fiton ka…in edhe tani kete do fitoj…mos diskutoni kot se ska shance ai ketu do
        jemi kush do te ver ndonje bast bujrum.

  6. Argjiro says

    Po, edhe Flamur Bime lab ishte por e pame se cfare ndriti tre mandate, dite e zeze….i mire per kunatin e vet dhe velelzerit e vet… e ndriti Gjirokastren….. Sa per Tan Gjoken, mos e zini fare ne goje, me turp sdo te kete po te vene ate dhe e sigurt qe PS do humbase pavaresisht se ka shansin qe PD eshte kot fare ne Gjirokaster…. Dhe mqs e propozon Arben Ahmetaj atehere vertetohet qe eshte akoma me kot, se Beni i ka shoke te femijerise por jo vetem por i ka dhe ortak per te fituar leke…ashtu si nga asgjekund e ka vendosur drejtor tani dhe me tej, shiko drejtoret e Arben Ahmetit ne Gjirokaster, sidomoso ata te OSHEE, dite e zeze, me te mbaruarit e qytetit…nje turp i vertete…dhe nqs do tentoje te beje perseri edhe per kryetarin e Bashkise do jete katastrofe e vertete….. PS nuk duhet te lejoje me figura te tilla ta perfaqesojne ate ne nivel lokal…

  7. Roland Zhapa says

    Eshte e drejt e gjthkujte te shprehi mendimin per dicka ose dike,por eshte plotesishte e padrejte te komentosh per persona qe s’i njef e aq me shume pa fakte.Nuk eshte as fisnike e as burerore te fsheheni pas anonimatit,pasi edhe sikur te thoni gjera qe qendrojne,jeni te paragjykuar!E vetmja gje e drejte qe thuhet ne komentet tuaja eshte “e drejta per te komentuar”.Ju garantoj qe nuk jam ne rolin e avokatit mbrojtes te askujt qe ju keni anatemuar ne komentet tuaja dhe ju siguroj qe jeni shume larg realitetit per te cilin po komentoni.Jam i hapur kudo,kurdo dhe me kedo qofte te dialogojme mbi kete ceshtje!Respekte…

    1. GJIROKASTRITI says

      Ti Roland je ne konflikt interesi, Tanin e ke kushuri te pare, nuk quhesh…. pa thuaji publikut cfare kontributi shoqeror Tani ne komunitetin gjirokastrit, ne cfare ka kontribuar….apo ne trafiqet e refugjateve qe eshte marre dikur ne fillimet e tij…. etje..etj le pastaj ne parti asnje kontribut, bile ka qene i djathte…por kjo e fundit s’ka aspak rendesi. Thjesht, ai mund te jete djale i mire per shoqerine e vet te rangut te tij, por nuk perfaqeson vlera te nje komuniteti qe mund te jete kryetar i bashkise….. Te mos kalojme ne ekstreme….. le te mbaje ate pune qe i dha Arben Ahmetaj, drejtor nafte me diplome gjuhe-letersi. Mesa duket Beni e do aty per lekun e madh….. Jo zoti Landi, nuk behet keshtu…ka ardhur koha qe gjirokastra te kete vertet nje njeri dinjitoz,me vlera qe ta perfaqesoje vertet ate komunitet.

Comments are closed.