Aeroporti i Kukësit i kalon Aviacionit Civil

Udhëzimi

Bëhet gati vënia në punë e aerodromit të kategorisë ndërkombëtare

Aeroporti i KukesitAeroporti i Kukësit bëhet gati për t’u vënë në punë. Një udhëzim i përbashkët, i firmosur nga ministri i Financës, Shkëlqim Cani, dhe ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto, përcakton se administrimi i Aeroportit të Kukësit i kalon Aviacionit Civil. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, “Deri në vënien në punë të Aeroportit të Kukësit, Autoriteti i Aviacionit Civil, (person juridik publik jobuxhetor), të përballojë shpenzimet e administrimit të tij nga fondet e veta të programuara”. Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të evidentojë, në pasqyrat financiare vjetore të veprimtarisë së vet, shpenzimet faktike të kryera për konservim, si shpenzimet për ruajtjen e objektit me rojë private, pagat, sigurimet shoqërore, detyrimet tatimore, faturat për blerje e shërbime të kryera nga të tretë etj. Udhëzimi i vjetër i vitit 2007 “Për përdorimin e fondeve të investimeve buxhetore për konservimin e Aeroportit të Kukësit shfuqizohet dhe i hapet rruga më në fund përdorimit të kësaj prone publike. Ndërtimi i Aeroportit të Kukësit nisi në muajin maj të vitit 2002 dhe përfundoi pak vjet më vonë. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarësh, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri pesë aeroplanë. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore. Në fakt, Aeroporti i Kukësit nuk është vënë asnjëherë në punë, për shkak të kontratës mes qeverisë dhe grupit që ka marrë me koncesion Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Grupi “Hotchief” ka ekskluzivitetin e aeroportit ndërkombëtar deri në vitin 2025. Qeveria shqiptare po përpiqet ndërkohë të negociojë me “Hotchief”, që t’i japë menaxhimin edhe të Aeroportit të Kukësit. Vënia në punë e këtij aeroporti është kërkuar disa herë edhe nga pala kosovare nëpërmjet zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, pasi zhvillimi i tij do t’i jepte ndihmë ekonomisë në të dyja anët e kufirit.

6 Comments
  1. Titrues says

    Shqip a keni titrues ju ?ku e keni degjuar kompanin hotchief , emri I drejte eshte HochTief firma gjermane .

    1. gazata shqip says

      Jo nuk kemi do ta beni ju kete pune?

      1. Nga Kosova me Dashuri says

        Sa mire eshte ti pergjigjesh kostumatorit ne kete menyre. Bravo te qofte ty qe ju pergjigje keshtu. Shpresoj te vazhdosh punen ne kete menyre ne te ardhmen. Manaxheri juaj do te jete shume i lumtur, ose ndoshta je vete manaxher dhe nuk te heq njeri nga puna. hahaha..

  2. Nga Kosova me Dashuri says

    Shpresoj qe ky aéroport te funksionoj. Do jete dicka shume e mire per Shqiperine, por edhe per Kosoven. Shqiperia duhet te kete me shume aeroporte ne qofte se do te zhvillohet si vend.

    1. range rover says

      O ti titrues i leshit kap thelbin e shkrimit mos u merre me idiotesira, por si itrashe qe je ti pede nuk kap dot thelbin dhe ben si smart ass duke u kap me emra kompanish.FUCK you titrues leshi ………………………..

      1. Nga Kosova me Dashuri says

        Range Rover, Perse kapesh me mua… Une nuk thashe gje per titrat. Vetem kritikova punonjesin e gazetes Shqip. Ne fund te fundit ky eshte biznes. Pastaj mesazhi im eshte i qarte, sic eshte shkruar larte.

Comments are closed.