Pesë arsye të kota për të cilat femrat tradhtojnë partnerët e tyre

Cilat janë arsyet që e shtyjnë një femër të tradhtojë partnerin e saj?! Sipas një sondazhi të fundit, janë disa motive absolutisht të kota, të cilat ato nuk arrijnë t’i shmangin. Për më tepër, lexoni më poshtë…

Femrat tashmë tradhtojnë pothuajse njëlloj si burrat! Këtë gjë e ka konfirmuar një portal i njohur takimesh online, teksa thekson se numri i femrave të regjistruara në të është rritur me 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Por cilat janë arsyet që e shtyjnë një grua të tradhtojë partnerin e saj?

Nga sondazhi i kryer prej portalit të specializuar mbi këto çështje, bëhet e ditur se arsyet e tradhtisë femërore janë nga më të kotat; sjellje të vogla të përditshme, të cilat gratë nuk i durojnë dot më. Ja më konkretisht pesë arsyet që shpjegojnë se përse tradhton një grua.

 

1. Nuk i durojnë dot fjalët e ndyra në dhomën e gjumit

30 për qind e femrave të intervistuara kanë thënë se nuk i vlerësojnë fjalët vulgare në dhomën e gjumit: është normale që këto fjalë të dalin nga goja e të dashurit, që femrat i japin mundësi më të madhe për t’u shprehur, por, nga ana e burrit, vulgariteti poshtë çarçafëve nuk është i pranueshëm!

 

2. Nuk duan që partneri të mbajë veshur çorapeve edhe gjatë seksit

28 për qind e të intervistuarave do ta tradhtonin burrin e tyre vetëm sepse ai mund të vishte çorape edhe në krevat, shpesh edhe të bardha. Gratë të cilat e mbajnë veten fizikisht edhe në shtratin bashkëshortor, nuk arrijnë ta durojnë dot një burrë të çrregullt, i cili mban veshur çorape (me erë të keqe), edhe kur përfshihet në një marrëdhënie intime; të dashurit përgjithësisht nuk sillen kështu: janë gjithmonë të kujdesshëm, të saktë dhe gjithmonë të bukur e të rregullt.

 

3. E urrejnë faktin se burri i tyre përgjigjet në telefon para, gjatë apo edhe pas seksit

Shpesh burrat, në mes të puthjeve apo edhe një situate më të “zjarrtë”, teksa janë lakuriq kërkojnë falje për t’u çuar nga shtrati që të përgjigjen në telefon; kështu që 25 për qind e të intervistuarave kanë thënë se nuk do të dëshironin të liheshin në plan të dytë në një moment që duhet të shërbejë si bashkim dhe jo si ndarje. Zilja kumbuese e telefonit dhe mashkulli që çohet për t’u përgjigjur, sipas grave nuk ndodh kurrë kur janë me të dashurin që u dedikohet plotësisht atyre.

 

4. E quajnë bezdisës faktin se burri i tyre shkon menjëherë në banjë pasi kanë bërë seks

Nga sondazhi është zbuluar se kjo është një gjë që gratë nuk e kanë problem ta pranojnë kur bëhet nga i dashuri i tyre, por nuk bëjnë kompromis kur bëhet fjalë për burrin e tyre. 12 për qind e grave të intervistuara janë shprehur kështu: “Pas aktit seksual nuk është aspak e hijshme që ai të çohet nga shtrati për të shkuar në banjë”.

 

5. Femrat nuk duan të dëgjojnë absolutisht asgjë nga burrat e tyre për eksperiencat me ish të dashurat

Ish të dashurat janë një kategori që femrat nuk arrijnë t’i pranojnë, sidomos në dhomën e gjumit. Edhe në rastin kur burri bën krahasime me shaka, gruas së tij i “ikën” çdo impuls seksual. Ndërkohë i dashuri për to është gjithmonë fjalëpakë dhe kjo gjë duket se vlerësohet shumë nga pesë për qind e grave.

30 për qind e femrave të intervistuara kanë thënë se nuk i vlerësojnë fjalët vulgare në dhomën e gjumit

 

28 për qind e të intervistuarave do ta tradhtonin burrin e tyre vetëm sepse ai mund të vishte çorape edhe në krevat, shpesh edhe të bardha

 

Ish të dashurat janë një kategori që femrat nuk arrijnë t’i pranojnë, sidomos në dhomën e gjumit

1 Comment
  1. ina says

    ……

Comments are closed.