Amerika humbet letrën mbështetëse të Blair për luftën në Irak

article-0-0068D39600000258-83_634x465Një letër personale e shkruar nga Tony Blair për George Bush, ku i pari mbështet planin e Bush të ndërhyrjes ushtarake në Irak, është raportuar e humbur nga zyrtari i librarisë presidenciale. Presioni për sanksionimin e letrave private që i dërgoi presidentit Bush, është në rritje për ish-kryeministrin britanik.

Letra, që thuhet se fillon me fjalët: “Ti e di George, çfarëdo që të vendosësh të bësh, jam me ty,” u përshkrua nga një figurë e lartë e përfshirë në negociatat diplomatike të kohës, si shumë e rëndësishme për kuptimin e publikut për luftën, pasi ajo zbulon faktin që Blair i dha Bush një “çek të bardhë”.

Refuzimi i Blari për të autorizuar publikimin e 25 letrave personale dhe 130 regjistrimeve të bisedave me ish-presidentin Bush, ka bërë që të shtyhet publikimi i raportit zyrtar për luftën. Të premten, David Cameron e bëri të qartë shqetësimin e tij duke thënë se raporti i Sir John Chilcot duhet të publikohet deri në fund të këtij viti.

 

18 maj 2014 (gazeta-Shqip.com)

 

Comments are closed.