Rama nderon me medalje sopranon Ermonela Jaho: Ambasadorja jonë më e mirë në botë

jahjoKryeministri i vendi Edi Rama ka nderuar me medalje sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e kryeministrisë me praninë edhe të ministres së kulturës Mirela Kumbaro si dhe miq dhe dashamirës të sopranos, Rama e vlerësoi Jahon si një artiste të kategorisë superiore, e cila sipas tij ‘është ambasadorja më e mirë e artit shqiptar në botë’.

“Diva e skenave të botës së sotme operistike është një shqiptare që bën të përpëliten penat e kritikës operistike, një shqiptare që rikthehet dhe qëndron ulur në skenën e vrazhdë të Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, forca që kanë artistët për të ndryshuar imazhin e një vendi në botë është shumë më e madhe se ajo që mund të kenë ambasadorët e veshur me kostumin e diplomatit.

Në fjalën e saj, mes emocionesh sopranoja Ermonela Jaho u shpreh se ndjehet e nderuar për vlerësimin që i bëhet, duke e cilësuar vlerësimin si çelësin  e suksesit për këdo.
“Kjo ishte një surprizë që nuk gjej dot fjalët për ta përshkruar. Ndjehem shumë e nderuar. Nuk ka emocion më të madh se sa kur rrethohesh me dashuri dhe vlerësim. Vlerësimi është çelësi i suksesit në çdo ndërmarrje”, tha Jaho.

5 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)

 

4 Comments
  1. Eraldo says

    Urime! Urime! Nje cmim i merituar. Ermonela Jaho eshte nder dhe krenari, mburrje per te gjithe kombin tone. Une jam shume i gezuar qe Qeverria Shqiptare me ne fund, tregohet e kujdesshme dhe po ju jep artisteve ate qe ja kan mohuar prej shume kohesh. Arti shqiptar ka nevoje per me shume pune dhe suport. Ermonela ti je nje Maria Callas por shqiptare. Ti je nje diamant i cmuar.

  2. Elba says

    Bravo , ky cmim jepet nga nje artist sepse ai i di vlerat e artit shume me mire, ta Gezosh Ermonela je vertet superiore <3

  3. Simpatizantja says

    Nje pershendetje altisimo per kryeministrin e vendit tim, Edi Rama per vleresimin e pacmuar te zerit mjeshteror te sopranos me fame boterore Ermonela Jaho. Jam nje bashkemoshatare e juaja kryeminister. Zeri i dives Jaho ben qe te perpliten penat e kritikes operistike. Sa fjale me vend nga kryeministri im.. Po e eshte ne dijeni zoti Rama qe mekembesi i tij i kritikes operistike, tenori Agim Hushi, ka kohe qe ben jo vetem ne fejsbuk propagande si nje kritzer i fandaksur i dives Ermonela! Mjafton qe z.Rama te lexoje penen e turfullesit Agim Hushi qe te kuptoje se c’mediokritet operistik e rrethon. Le te mos flasim per koleget e vjetra te Ermoneles ne Teatrin e Operas, qe sic na u be me dije nga nje interviste e shkurter e Ermoneles ne TCH ( neqoftese nuk jam e gabuar) i shkruanin pusullat percmuese dhe irrituese, qe me kujtojne rinine time te hershme kur punonjesit e Frontit na shkulnin veshin nese guxonin te vinim vethe pak te duksshem apo te ngushtonim sadopak pantallonat lino?! Ujku dhe ulkonja qimen e nderron, por zakonin s’e harron’, i nderuar kryeminister. Kini miresine te vini dore mbi keto korba mbi mermer, qe e ndotin sadopak figuren e Ermoneles! Keshtu besoj se do ta nderoni Ermonela Jahon edhe kur nuk eshte e pranishme fizikisht ne atdheun tone…Me respekt e simpati per Edin, Ermonelen e Elsen! Brezin tone shpresemire per nje Shqiperi sa me shume evropiane dhe sa me pak shtrigane.

  4. Mato Gruda says

    Rama sikur e paska qef kete Jahushen, duket shume i gezuar qe eputhi dhe ajo nga ana e saj me shume emocione dhe sikur ja ka qefi me Ramen, kushedi kur e ka pare nudo ne fotot e ncjera i ka pelqyer bananja e Rames , kjo duket tip qeflleshe dhe seshte keq as nga fytyra dhe trupin mire e ka.

Comments are closed.