Dy sovranë në Romë: Mbretëresha Elizabeta II viziton papën

_73999900_4839afc2-3084-4abf-ba54-a1f661a221caMbretëresha Elizabeta II do takojë për herë të parë Papën Françesko, sot (të enjten) në një vizitë që korrespondon me përvjetorin e fillimit të Luftës Falklands midis Britanisë dhe Argjentinës.

Presidenti Xhorxho Napolitano fillimisht e ftoi mbretëreshën vitin e shkuar, por udhëtimi u shty për shkak të sëmundjes së saj. Ai e priti mbretëreshën dhe princin Filip në rezidencën e tij zyrtare, Palazzo del Quirinale. Kjo është vizita e parë zyrtare e çiftit mbretëror që prej vizitës në Australi në vitin 2011. Udhëtimet jashtë shtetit u rralluan për çiftin pasi mbretëresha 87-vjeçare, pati ndërlikime në shëndet vitin e shkuar.

Presidenti italian, një ish-komunist, përmbush një rol të madh ceremonial të ngjashëm me atë të monarkes britanike. Çifti mbretëror po drekon me Napolitanon në Sala Torrino, një dhomë në kullën e pallatit presidencial që ka pamje nga shtatë kodrat e Romës.

_73993836_57186da5-4ba4-48d3-a4cb-fb074ffb84d8Pas drekës, mbretëresha dhe princi do të drejtohen për në Vatikan për të pirë një çaj me Papën, kjo është vizita e tretë e mbretëreshës Elizabeta II në Vatikan gjatë mbretërimit të saj.

Mbretëresha, që drejton Kishën e Anglisë, ka mbështetur lëvizjet për përmirësimin e marrëdhënieve e Kishës Anglikane dhe asaj Katolike.

3 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.