Avokati i Popullit raport për gjakmarrjen: Rreth 6 mijë të vrarë dhe 10 mijë familje të ngujuara

avokatiRreth 6 mijë persona kanë humbur jetën nga gjakmarrja dhe 10 mijë familje janë ngujuar që prej viteve 1990. Policia ka zbuluar 4178 prej tyre ndërsa në hasmëri kanë hyrë 9788 persona. Avokati i Popullit ka bërë një studim për fenomenin dhe konstaton shkeljen e të drejtës themelore të njeriut, “të drejtës për jetën”. Sipas të dhënave të këtij raporti, shumica e vrasjeve kanë ndodhur në Tiranë, për shkak se familjet migronin për t’i shpëtuar gjakësit. Shqetësues është fakti se pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, mes moshës 21-37 vjeç, ndërsa gjakmarrjes nuk i kanë shpëtuar as fëmijët dhe femrat.

“Fenomeni i gjakmarrjes me të cilin ndeshet shteti dhe shoqëria civile kërkon një adoptim të ri sjelljeje dhe të veprimtarisë të të gjitha strukturave të administratës publike dhe shtetit shqiptar. Një numër i konsiderueshëm, pra një numër prej 9788 familjesh kanë hyrë në hasmëri për shkak të fenomenit të gjakmarrjes. Pas 15 vjetësh fenomen është krijuar Këshilli Koordinues i Luftës Kundër Gjakmarrjes, ndërkohë që funksionojnë organizata të ndryshme joqeveritare dhe ende nuk është plotësuar ligji me akte nënligjore që të mund të bëhet i zbatueshëm”- tha Arben Shkëmbi, komisioner i Avokatit të Popullit.

2 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

 




Comments are closed.