U përurua dje memoriali me simbolet e diktaturës “Postbllok” konceptuar nga Ardian Isufi dhe Fatos Lubonja

Në një hapësirë jo shumë larg njëra-tjetrës tre objekte që përbëjnë memorialin për Simbolet e diktaturës “Postbllok”, të çojnë larg në kohë. Ajo çfarë është e përbashkët në vitet ku të shpien është dhimbja. Tre rrugë të ndryshme udhëtimi që bashkohen te një ide izolimi dhe pamundësia për të parë qoftë dhe larg një copëz dritë… Një memorial homazh për një kohë e cila solli tortura dhe vuajtje për të gjithë ata që qenë protagonistë të saj. Artisti Ardian Isufi dhe publicisti Fatos Lubonja e kanë ndërtuar konceptin e tyre artistik mbi objekte të kohës që kërkonin të tregonin. Shtylla betoni të marra nga burgu i Spaçit, ku vetë Lubonja kaloi vite të jetës, një bunker simbol i komunizmit në Shqipëri, dhe një copëz muri nga muri i Berlinit janë pjesë të Memorialit të përuruar dje, në lulishten në krah të Kuvendit të Shqipërisë. Shtyllat e Galerisë janë marrë nga miniera e kampit famëkeq të Spaçit. Muri i Berlinit është i mbushur me histori që na kujtojnë ndarjen e botës komuniste, nga pjesa tjetër e botës, luftën e ftohtë, izolimin si mjet sundimi, mungesën e komunikimit, tentativat për ta kaluar atë në kërkim të lirisë, vrasjet rrëzë tij, shembjen më në fund të tij. Ky mur është dhuratë që i është bërë Bashkisë së Tiranës nga Bashkia e Berlinit.

Ndërsa bunkeri është një simbolikë veçanërisht shqiptare, e cila evokon izolimin e Shqipërisë, paranojat e diktaturës, mundin e njerëzve për t’i ndërtuar ato në të gjithë territorin e Shqipërisë si fragmente të një piramide gjigante absurde. Shtyllat e betonit janë marrë nga galeritë e Spaçit ku punonin ish të burgosurit. Ato synojnë të evokojmë mundimin e kulakëve komunistë, punën e papaguar prej skllavi, por edhe skllavërimin e pjesës më të madhe të popullsisë në burgun e madh, pasi pamje të tilla rrënojash të asaj kohe janë pjesë e peizazhit shqiptar anekënd. Memoriali e fton vizitorin jo vetëm të vështrojë nga jashtë, por edhe të futet brenda tij, të ecë nëpër rruginat që lidhin tre objektet, të hyjë brenda bunkerit, por edhe të rrugëtojë nën dhe nëpër shtyllat e galerisë së Spaçit, duke u kthyer me imagjinatë në atë kohë, për të evokuar kohën e diktaturës komuniste me mungesën e lirisë, vuajtjen, izolimin, persekutimin që e ka karakterizuar… Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryebashkiaku Lulzim Basha, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper. Kjo është një ditë nderimi për ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët në mbrojtje të dinjitetit të tyre njerëzor pranuan të sakrifikojnë e të burgosen, të ecin edhe drejt skuadrave të pushkatimit, por të mos dorëzojnë ata çka ata vlerësonin për njeriun, dinjitetin e tij, besimin te liria, te Zoti dhe fjala e lirë”, tha Kryeministri Berisha. Ndërsa ambasadorja gjermane u shpreh se “Procesi i menaxhimit të së kaluarës është një proces i mundimshëm, i vështirë dhe me pengesa të shumta, ndaj është mirë që me shqiptarët të shkëmbejmë përvoja që padrejtësitë e së shkuarës të mos përsëriten më”. Kryebashkiaku Basha tha se ky instalacion përfaqëson një gjest të munguar përkujtimor dhe refleksioni të kohës që ky vend ka kaluar. Për Lubonjën, ky memorial është një dedikim për të gjithë ata që nuk mundën ta kapërcenin dot kohën e diktaturës dhe të jetonin në këtë kohë. Për kryeparlamentaren Topalli “ky instalacion ka tri momente; i pari lidhet me Murin e Berlinit që ndau Europën përgjysmë; i dyti është bunkeri që simbolizon diktaturën dhe i treti e më i dhimbshmi është Burgu i Spaçit, që ishte ‘Aushvici i shqiptarëve’, vendi i vuajtjes së papërshkrueshme, ku qytetarë të vendit tim torturoheshin në mënyrë barbare”.

10 Comments
  1. shqiptari says

    C’thone socialistet pse nuk asistuan ne inagurimin e “POSTBLLOKUT”, ku jane gazetaret te na shkruajne kete pergjigje, ka o s’ka gazetare Tirana?

    1. mergim tari says

      Shqiptari.

      Ne lidhje me pyetjen tuaj po perpiqem te jap disa gjykime te mijat duke shpresuar qe ti pergjigjem kuriozitetit tuaj.

      Edhe une e pashe ate qe mund te quhet “memorial”. Fillimisht, perpara se te diskutojme per “vepren”, aty ka nje problem te madh qe duhet zgjidhur: Ai kompleks eshte i rrezikshem sidomos per femijet.

      HAPERSIRA KUR FUTESH PER TEK SHKALLET E BUNKERIT, NGA ANET ESHTE E HAPUR DHE ATY NESE NUK JE I VEMENDSHEM KUR ECEN, MUND TE BIESH DHE TE THYESH KOKEN, KEMBEN ETJ….

      Une dje i kam kerkuar atyre qe kane mundesi te degjojne qe te lajmerojne “shkencetaret” e shpikjes se ketij perbindeshi, qe ta rregullojne ate gabim, duke vende edhe ndonje si pune gardhi, kjo ne menyre qe edhe ky inagurim i Sali Berishes te mos sjelle fatkeqesi te tjera.

      Ne radhe te dyte une mendoj se ai memorial nuk kishte nevoje per ovacione, pasi vete gjetja e vendit eshte e gabuar, eshte i papershtatur ne hapesire dhe kohe. Duket tamam si nje ciban ne mes te qytetit.

      Ne radhe te trete. Ato tre simbole nuk shpalosin asgje pervec nje ideje teper te mjergullt mbi komunizmin. Ato jane simbole te pafuqishme perballe simboleve te tilla si automatiku apo pistoleta. Ato jane simbole shume te fuqishme qe flasin shume per ate kohe, madje edhe per kohe te tjera.

      Automatiuku dhe pistoleta jane simbole qe tregojne pushkatimet ne kohen e komunizmit. Dhe marrja e jetes eshte me e perbindshme se ajo qe simbolizon bunkeri. Por pushket jane edhe nje simbolike e nje kohe edhe me te ZEZE, e epokes se SALIFASHIZMIT kur njerezit vriten si te jene qenie pa asnje vlere mu ne mes te bulevardit vetem per te permbushur epshet histerike te nje skizofreni.

      Ne radhe te katert. Ne keto vende zakonisht vihet edhe nje pllake perkujtimore,
      zakonisht e shoqeruar me emra nga me te shquarit te te denuarve politike. Aty
      mund te ishte psh emri i te madhit At Zef Pllumbit, ose i Hysen Sheshori etj…..

      Nese do te kishte emra te tille, prej te cileve ka edhe te gjalle, atehere Sali
      Berisha, i cili personalisht ne gjyqin e Hysen Sheshorit kerkoi qe ky te denohej me varje ne litar, nuk e imagjinoj dot se si sot mund te kishte paturpesine te inaguronte ate memorial.

      Gjithsesi natyra gjakesore e Sali Berishes si Sekretar Partie i PKSH, (PPSH) u
      tregua fare mire te protesta e te burgosurve politike, te cilet frikacaku Sali Berisha nuk i lejoi te afroheshin, te cilet ndoshta kishin ardhur edhe per te kujtuar vuajtjet e tyre qe kaluan ne ferrin qe krijoi Partia Komuniste e Shqiperise (PPSH) dhe sekretaret e saj te Partise si Sali RAM Berisha me KOPE.

      Ndoshta kjo eshte arsyeja qe njerezit me mend nuk kishin perse te shkonin ne nje memorial per te denuarit politike te cilin e inaguronte vrasesi i atyre te denuarve.

  2. C.Kosho says

    ky mergimtari eshte enverist koke dhe tru kalbur. Sipas tij asnje te mire s’ka ajo veper kjo verteton fjaline e pare.

    1. mergim tari says

      C.KOSHO

      ***Ne radhe te pare une nuk kam as lidhje kohore as shpirterore, as morale, as psikologjike me Enverin. I perkas tjeter kohe……

      ***Ne radhe te dyte ti deformon ato qe kam thene une, pasi une nuk tehm qe aty nuk ka vlera. Ato ti percaktojne te tjeret. Une them qe vlerat jane te vaketa.

      ***Gjithashtu them qe eshte e pamoralshme qe xhelati te peruroje nje memorial te viktimave te tij.

      ***Cfare ka ketu qe me ben enverist, e tru kalbur.

      ***Ne fjalorin shqip Enveriste jane ata qe i kane sherbyer sistemit te Enver Hoxhes.
      Ketu hyjne

      -SEKRETARET E PARTISE, Sic ka qene Sali Berisha,
      -Ata qe kane pasur TESER PARTIE edhe 25 vjecare sic ka qene SALI BERISHA

      -Ata qe kane punuar ne oborrin e PPSH si psh. DOKTORI I OBORRIT SALI BERISHA,

      -Ata qe dilnin ne fotografi me Enverin dhe femijet e tij SIC KA QENE MIKU I OBORRIT SALI BERISHA.

      ***Keshtu o KOSHO. Me pare se te me besh mua Enverist shiko nje here cfare behet andej nga bacja jote…..

      ***Fol me llogjike se une zakonisht them se aty ku humbet llogjika dhe arsyetimi fillon GOMARLLEKU. Mos u barazo me kete kafshe inteligjente, po qendro ne grupin e homosapiences.

    2. berlin says

      mendoj qe jeni em shume komlekse inferioriteti dhe me masturbim mental,,pse nuk vleresoni vepren bashkohore? pse shani ne blog dhe devijoni argumentat,,
      eshte nje veper e cila na nderon dhe eshte e vetmja ne 23 vite ne nje vend te kalbur nga kitchi dhe nga injoranca,,udhetoni, shikoni dhe reflektoni!!!ngelet primitiv dhe malinj

  3. Gjeropa.Fr says

    Deri dije kishim frike nga gjarperi , ndersa sot nga Neperka .

    Gjykoni vete kush eshte me i rrezikshem ,,,

    Kam bindjen qe , edhe Enveri do ta kishte zili kete oktapod , per intrigat , si dhe per mjeshterine e tij te kamuflimit .

    Kjo është një ditë nderimi për ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët në mbrojtje të dinjitetit të tyre njerëzor pranuan të sakrifikojnë e të burgosen, të ecin edhe drejt skuadrave të pushkatimit, por të mos dorëzojnë ata çka ata vlerësonin për njeriun, dinjitetin e tij, besimin te liria, te Zoti dhe fjala e lirë”, tha Kryeministri .r

  4. C.A says

    qesharake qe ne kete artikull eshte emri i Isufit i pari ( askund tjerer jo ) . te gjithe qe njohin egoizmin patetik te tij kuptohet qe ka dore ne kete artikull…

  5. kacaku says

    hahahaha ia hodhi mileti po nuk pati banjo publike,,tani problemi i zgjidhur me bunkerin,,,hahahahahahah

  6. kacaku says

    dhe ate tjetren qe thon se eshte nga muri i berlinit pordhe me rigon se e kan marre nga gropa e silazhit te kooperatives,,,

  7. petrit says

    a kane vu ndonje stol te pakten ku mund te shkojne gramozi me ramen perdore e te ulen te pushojne e ti tregoje se si ka vepruar kur ishte minister i brendeshem. aty mund te mbledhi rreth vetes edhe socialiste (komuneste se e njejta gje eshte) te tjere e te jetojne qofte edhe per pak minuta nostalxhine e tyre e tu shpjegone me te rinjeve se si ishte ajo kohe dhe me e rendesishmja si duhet te veprojme per te ardhur ne pushtet.

Comments are closed.