Shkëlzen Berisha: Akuzat e Ballës shpifje e ulët, do të depozitoj padi në gjykatë

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas akuzave të sotme të deputetit  socialist Taulant Ballës. Djali i kryeministrit Berisha ka hedhur poshtë deklaratat e Ballës, të cilat i ka cilësuar si mashtrime dhe të thëna nga një shërbëtor i Edi Ramës. Ai ka deklaruar se gjithçka do të bëhet transparente nga një padi gjyqësore që do të depozitohet së shpejti në gjykatë.

“Përsëri sot Edi Rama i shërbyer nga Taulant Balla nxori në tregun e mediave mashtrimin e radhës për publikun duke deklaruar se unë jam konsulenti i njërës prej kompanive që kanë marrë pjesë në tenderin e hidrocentraleve dhe pikërisht asaj që ka fituar tenderin. I bëj me dije opinionit se kjo është fund e krye një shpifje e ulët dhe se unë nuk kam dhënë kurrë dhe në asnjë rast konsulence apo asistence juridike për kompani që marrin pjese në prokurime apo gara publike! Ndaj kësaj shpifje do të depozitohet padi në gjykatë!”” ka thënë Shkëlzen Berisha. Sipas tij ky nuk është mashtrimi i parë që bën PS në emër të tij.

“Dëshiroj t’i kujtoj publikut që ishte po Edi Rama dhe shpifësit e tij që jo shumë kohë me parë i servirën qytetarëve mashtrimin se Shkëlzen Berisha kishte fituar tendera publike. Mashtrim që zgjati vetëm disa orë pasi biznesmeni i nderuar që kishte rastisur të kishte të njëjtin emër me mua doli para mediave dhe deklaroi se ishte i biri i Abdullait i lindur 25 vjet para meje”.

Më tej djali i kryeministrit, thekson se çdo detyrim ligjor në emër të transparencës e ka bërë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive.

“Këto dite ILDKP, institucion i pavarur, i dha përgjigje publike shpifësve Rama – Balla duke certifikuar pas kontrollit, korrektësinë dhe mungesën e konfliktit të interesit në aktivitetin tim privat. Përveç kësaj unë kam çelur padi gjyqësore duke i mundësuar z.Rama dhe shpifësit të tij të paguar të provojnë mashtrimet e tyre para institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Berisha.

29 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

14 Comments
  1. mergim tari says

    Po pse more zoteri, sipas jush pyetjet dhe sqarimet jane shpifje? Edhe une kur dua te di dicka pyes.

    Po pse o zoteri, kush u jep te drejten te nderroni edhe pjeset e gjuhes shqipe.

    Pyetja eshte pyetje, shpifja eshte shpifje.

    Kur une te pyes si i ke vene parate kjo eshte pyetje.

    Kur une te pyes a ke marre pjese ne konsulenca kjo eshte pyetje.

    Kur une them qe motra jote eshte lavire por jo lavire bulevardi, kjo mund te jete e vertete ose shpifje deri ne momentin qe ti te vertetosh te kunderten.

    Cfare ka more zoteri qe ju djeg aq shume nje pyetje. Ne vend qe ta zgjidhni duke bere publike gjithe qe keni fituar me djerse e me gjak, shkoni ne gjykata te Agim Bendo….

    Behuni burra te pakten njehere dhe flisni me argumenta. Tregoni si eshte vene pasuria dhe mos shkoni gjykatave per tju mbyllur gojen atyre qe ne fakt thjesht pyesin dhe duan te dine si u bene kaq miliardere ne mes te Tiranes disa njerez me origjine nga Vicidoli, nderkohe qe qindra mijra Tiranas autoktone kane 20 e ca vjet neper gjykatat tuaja Bendoisto-te shpifura te tipit Bendo-Shashenka-Toma, per te marre pronat qe u takojne te trasheguara dhe s’marrin asgje………, se jua keni marre ju….

  2. F.Demiri says

    Balla coje problemin ne Hage, ndryshe edhe ti pellet kot.

  3. Ervin Mati says

    Deklarimi i te ardhurave dhe burimi i tyre, eshte nje akt korrektesie dhe ndershmerie ndaj shqipetareve, mos preferoni qe edhet femijet e Berishes te mos i deklarojne te ardhurat e te deklarohen te pastrehe si shoku Rama e me 3000 euro te ardhura ne vit, edhe se pastaj verdalliset me xhaketa 6000 euroshe?
    Ata duhet te mburren me faktin se i deklarojne te ardhur, dhe shqipetaret u jane mirnjohes se per keta kapitale e fitime ka taksa te majme qe keta i paguajne shtetit pra kolektivitetit, te gjtheve ne, kur shume mire mund edhe t’i fshihnin e te mos i deklaronin, ose te deklaronin shifra qesharake siç bejne bllokmenet komunist me ne krye Ramen.
    Dhe sa u perket shumave, kemi sa te doni, ish brigadier kooperativash, e ish karrociere qe kane ditur te orientohen, te punojne e te fitojne sasi te medha parash, gjate ketyre 20 viteve ekonomi tregu, ne te cilen operojme e jetojme.
    Nuk jemi me nen dajakun dhe gjene e Partise e te shokut tuaj Enver, po ne kushtet e prones e te kapitalit privat e te lire, edhe pse ju menderisht jeni akoma ne epoken e tij dhe ju vjen keq te pranoni e te konstatoni se shqipetaret e kane vorrosur xhaxhin dhe sitemin tuaj me kohe !
    Balla me shoke, thjeshte ju bejne ndere te madh familjareve te Berishes, duke shpallur se keta i deklarojne te ardhurat e paguajne taksat mbi fitimet qe realizojne!
    Biles ky fakt duhet shfrytezuar dhe duhet te vihet ne vemendjen e opinionit kombetare, si prove e respektimit te ligjit dhe e detyrimeve tatimore e monetare, dhe sistemit fiskal ne pergjithesi. Keshtu efekti bumerang per Ps-ne, do te ishte i garantuar, meqe ata deklarojne qellimisht shifra qesharake per te mos paguar taksat !
    Shpresojme te mos arrihet deri atje sa te pretendohet qe ne ekonomine e tregun tone kombetare, te mallrave dhe sherbime, femijeve te Berishes u eshte ndaluar te punojne e te operojne, se tjeter gje nuk u ka mbetur ???

    1. Neti says

      Ervin, Pershendetje.
      nuk e di pozicionin tend ne PD apo qeveri se te shoh per cdo shkrim qe ti je perkrahes i flakte i Saliut dhe familjareve te tij ashtu si dhe te shoh duke akuzuar deri me emra pjesetare te opozites dhe familjare te tyre. Thjesht si qytetar i thjesht pa bindje politike dhe normalisht i interesuar si cdo qytetar qe degjon cdo dite akuza te tilla , marr shkak dhe raportin e TI, doja te dija se si ne 7 vjet femijet e njerezit e afert te kryeministrit i kane vene gjithe keto shuma marramendese parashe se me sa di dhe mbaj mend nga ’97 deri ne ’05 nuk i kishin keto shuma. ( kam qene i brendshem) dhe duke qene se po akuzojne vazhdimisht per korrupsion duhet te degjojme pak dhe shprehjet popullore qe ku ka ze nuk eshte pa gje. Thjesht si i kane vene. Mbaj mend ne kohen kur PD ishte ne opozite fliste per korrupsionin dhe krimin e kryer nga PS si dhe nga familjet e tyre sidomos per me problematiket femijet e Arta Dades dhe te Gramoz Rucit. Te gjithe e dime se jane marre me te gjitha punet e pista qe nga droga e deri te aksidentet me makina me pasoje vdekje dhe plagosje me arme ne mes te bllokut por nga kjo qeveri qe ne besuam kur erdhi ne pushtet nuk u mor asnje akuze apo vendim nga gjykatat per arrestimin dhe denimin e tyre. Duke lexuar komentet e tua si dhe pergjigjet e tua qe u jep komenteve te njerezve ne gazete doja thjesht te dija me pasterti dhe pa bindje politike pasi ua di te pakten shumicen e veprimtarive te tyre se;
      Si i ka vene miljonat familja e kryeministrit?
      Si ka mundesi qe asnje nga keta persona nuk u denua?
      Si ka mundesi qe djali i Luiza Xhuvanit denohet per vrasjen e nje te riu me vetem 2 vjet burg?
      Si ka mundesi qe qeveria e dal ne 2005 me shprehjen se do luftojme korrupsionin me duar te pastra nuk arrestoi asnje person per korrupsion? perkundrazi edhe nje qe arrestoi(Jakajn ish zv.miister i transporteve) jo vetem qe doli i pafajshem por mori dhe leket e diteve te qendrimit ne burg me pa te drejte.

      1. Ervin Mati says

        Neti, pershendetje
        une nuk jam as i brendshem dhe as i jashtem i asnje partie, dhe aq me pak te jem i teseruar nga ta, dhe jetoj nja 3000 km larg tyre.
        Sa u perket te ardhurave, un preferoj qe keta t’i deklarojne dhe te taksohen(pra te pengohet evazioni), dhe ne momentin qe deklarohen te ardhurat tregohet edhe burimi.(dhe keshtu eshte) !
        Dhe meqe me pelqejne faktet edhe jo llafet boshe, pyete se si i ka vene milionata familja Berisha?
        Besoj se e pranon se jetojme ne nje ekonimi te lire te bazuar mbi kapitalin, dhe keta jane profesioniste dhe njerez qe njefare pergatitjeje profesionale e kane, dhe punojne me biznese private, ose edhe ne raporte pune me shtetin.
        Pra, aftesite e disa karrociereve, njerezve me 4-vjeqare, dhe ish brigadiereve te Pp-se, qe kane mundur te shenderrojne kapitale te vogla financiare te investuara ne shifra te konsiderueshme, i kane sigurisht.
        Pastaj, psh per rreth 800.000 €, e bija e Berishes ka sjelle modularet e flet-pagesave te UNMIK-ut, ku ka punuar per vite si keshilltare e prokurorit kryesor te UNMIKUT, pra jashte kufinjeve kombetare. Dhe besoj nuk mund te aludohet se ka korruptuar kryeprokurorin e UNMIK-ut per t’i dhene çertefikata fallso.
        Sikur te kesh 800.000 €, besoj do te dinte t’i investonte me sukses kushdo.
        Dhe sa i perket sistemit te drejtesis, besoj se e pranon se nuk e kane pjerdhur fort, se ne fillim gjeti, Sallakun me mandat te perjetshem, pastaj erdhen Topi dhe Spahiu, perkatesisht si President, Kryetar e Nenkryetar te KLD-se, organit kryesor te drejtesis ne vend, dhe sikur te mos mjaftonte zgjodhen si kryetare Ina Raman qe mund te thuhet edhe Inen e Rames, se keshtu qe.

        Pra Topi e Spahiu, nuk kan shikuar problemet e drejtesis shqipetare, po kryesisht pasurite personale dhe konfliktet e shumta me te afermit e tyre ne perpjekjet shtazarake per zhvatje reciproke.
        Sa i perket korrupsionit, ti di fare mire se ka te korruptuar, sepse ka koruptues. Jemi neve te gjithe korruptusit, se per çdo gje, per te kryer punet tona shpejt, preferojme te fusin doren ne portofol per te nxjerre “plaçken” korruptuese. Deri kur te mos kemi krijuar nje ndergjegje kombetare, dhe vetedije qytetare, korrupsionin nuk e heqim dot., pra derisa te jemi vete korruptues!
        Berishen e shoh si e keqja me e vogel, dhe nuk do t’u uroja femijeve te mi si prespektive, nje vrases si shefin e fundit te Sigurimit te diktatures(dhe qe 20 vjet nr 2 i PS-se), Gramoz Ruçin, qe ka marre jete njerezish, ne tentativen e deshperuar per te mbajtur ne kembe me çdo kusht, diktaturen e xhaxhit Enver. Dihen me emra ata qe u ka marre jeten me duart e veta.
        Vertet se kam komentuar edhe shpesh, po kam mesuar nga Nene Tereza, “se e keqja me e madhe e kesaj bote eshte indiferenca”, pra thjeshte perpiqem te mos i dorezohem indifrences, kur ne loje eshte e ardhmja e vendit dhe e familjes time, sidomos kur vrases e berbindesha pa moral e pa familje, mundohen te ofrohen e serviren si prespektive e besueshme !

        1. mergim tari says

          O Ervin,

          Mos je ti ai qe administron faqen Karagjozo-Folkloriko-Humoristike te atij CYRYKUT ne Facebook. Thone qe ne fillim u genjyet me talljet e tipit “o ylli yne” “o prijesi yne i perjetshem”… te cilat i merrnit si te verteta.

          Une nuk perdor FB por thone qe tani i shkruani vete ato qe mendoni se deshiron te degjoje KANIBALI.

  4. Me respekt says

    Me respekt — 29 Dhjetor, 2012 në 7:31 pm
    Femijet e diktatorit komuniste asnjehere nuk u perzine me politike.Po keshtu duhet thene dhe per femijet e disa politikaneve te pluralizmit qe i madhi Mero Baze ,shkruan ne nje artikull para disa ditesh.Por mesa duket as kryeministri e as femijet e Tij nuk e kane lexhuar.Kjo eshte nje fatkeqesi per ta.Pushteti nuk eshte i perjetshem dhe nje dite ky trim do te perballet me nje turme plot mllef e me ligjin.Keshilla ime per te do te ishte ,me mire te mos flase ,te heshte. Mendoi se si djali dhe vajza nuk e degjojne te atin ,pasi jane terbuar nga te mirat dhe ky i fundit nuk mundet ti kontrolloi,aq me shume ata jane veç,ne tjeter shtepi. Ne se nje qytetar ne perendim do te fliste me kete gjuhe,kjo nje gjykatesi nuk do i interesonte aspak,por menjehere do ti drejtohej ,duke i thene pergjigju per veten tende njehere.Dikush naiv mundet te thote se Shkelzeni nuk po bene Politike. Perderi sa i thote pikerishte ato qe deklaron PD dhe shefi i saj, kjo e rendon me shume se e justifikon ate si qytetar.

  5. Lleshi says

    Deri ne 2005, ky çuni i baba Saliut nuk kishte buke te hante, ndersa tani na qenka bere milioner!
    bizneset e tij, jane fabrikat e cimentos ne qarkun e Lezhes, Porto Romano, Gerdeci etc.

  6. mergim tari says

    Moderator, po perse ma fshive shkrimin qe sapo bera o i uruar. Nuk ka as te shara, as fjale turpe asgje. Uaaaaaa sa e keqe qe qenke…… Mos je gje ti ajo gazetarja qe rri tere diten tek PD-ja….

  7. mergim tari says

    Shkelzen,

    Tek “TEMA” online Mero Baze
    (besoj e njeh mire) ka nxjerre shkrimin me te mire te vitit me titull “QETESOHU”.
    Te keshilloj ta lexosh. Aty tek komentet kam shkruar edhe une dicka. Eshte nje
    shkrim qe e kam botuar per PADRINON, BABANE TEND, kur ai kerkonte te
    nderronte perseri DATEN E CLIRIMIT 29 Nentorin.

    E kam botuar ne “Koha Jone”, atehere kur gazeta nuk kishte dale nga udha e
    Zotit.

    E botoj perseri kete shkrim per te vertetuar qe YT ATE, kjo MONSTER e ndyre,
    as nuk ka ndryshuar dhe as nuk mund te ndryshoje. Mendoj qe ajo PJELLE E KEQE, se
    bashku me KLYSHET E TIJ duhet te VUAJE prapa hekurave, si qenie shoqerisht te
    rrezikshme, dhe te jetojne per te pare se cfare u bene baballareve, femijeve,
    djemve, vajzave, nenave e motrave tona shqiptare, shume prej te cilave tani nuk
    kane as mundesi te qeshin dhe as fuqi te qajne.

    Lexoje SHKELZEN dhe po e pe qe dicka nuk eshte e vertete, hidhe ne gjyq shkrimin!!!!,
    pavaresisht se shtypi eshte I lire, hidhe ne gjyq tek Agim Bendoja, tek
    Sashenka Sovjetikja ose Tome Alpini.

    Une Shkelzen mendoj se ky shkrim sfidoni kete VRASES SERIALte atdheut tone,
    duke peshtyre gelbaze mbi surratin e tij te PERCUNDUAR nga BARBARIZMI, FRIKA
    dhe TEMERRI per BURGUN QE PRET ATE DHE KOPENE E TIJ.

    (Po ta dergoj. Shkrimi eshte bere ne 2005 dhe shiko qe ne jeten e TYT ETI
    nuk ka ndryshuar asgje. Thjesht jane shtuar dozat e cmendurise dhe krimit, pasi
    ne ate kohe kur eshte bere shkrimi nuk kish ndodhur as Gerdeci, as 21 Janari,
    as tradhetia kombetare e shitjes se atdheut dhe te tjera krime pa fund…..
    LEXOJE dhe kenaqu SHKELZEN…)

    LETER PER DOKTORIN

    Doktor. Ish Sekretar. Unë jam Mërgim Tari qe emrin tim dhe të mijra
    shqiptarëve si unë ti e gdhende ne historine e Shqiperise me duart e tua të
    lyera me gjak. Ti gdhende emrin e Mërgim Tarëve shqiptarë, që më parë flinin të
    pashqetësuar në shtëpitë e tyre, ndërsa tani me mijra flenë rrugëve dhe
    semaforëve të Evropës.

    Në 29 Nëntor 1944 shqiptarët u bashkuan në atdheun e tyre si clirimtarë.
    Ndërsa në kohën tënde të zezë ne ikëm doktor, morëm titullin Mërgim Tarët. Ikëm
    jo se nuk e deshëm atdheun, por se erdhe TI. Erdhe e na pushtove. Na rrahe, na
    gjakose, na burgose, na vrave, cënove vlerat dhe

    virtytet, por mbi të gjitha u përpoqe të na fshije historinë.

    TI doje të mos kishim histori doktor, sidomos atë të Luftës Antifashiste
    Nacional Clirimtare, pasi Ti je manjak që nuk duron histori clirimtarësh. Për
    ty histori është vetëm pushtimi. Ti njeh vetëm pushtuesit dhe bashkepuntorët e
    tyre doktor, sepse edhe ti i tillë je, opresor dhe bajraktar, i asaj kopeje.
    Edhe pushtimin tënd ti e quajte clirim. Por pushtimi yt ishte më i egër, më
    mizor e më i pafytyrë edhe se ai fashist, gjykuar per dekadën, kohën, vendin
    dhe ata që e kryen.

    Koha jote doktor mund të quhet pa frikë “demo”-fashizëm.

    Fashistët bënë luftë Doktor. Luftë bëre edhe ti. Ata e bene kundër botës, ti
    e bërë kundër popullit tënd doktor, se lavdi Zotit aq fuqi kishe. Pra
    rrjedhimisht TI nuk ke shans të pranosh që 29 Nëntori është nga ditët tona të
    shenjta, pasi TI je si ata, pushtues. TI je pushtuesi ynë doktor ndërsa e
    shenjta për ty nuk egziston. Ti nuk je as për liri e as për clirim. Ty kur të
    jepet rasti i parë të fut në burg, të fut në luftë, të “fut në gjak” dhe të con
    me hap rreshtor në marshshimin shkatërrimtar drejt ferrit.

    Fashistët ndalonin mitingjet. Edhe ti si ata bëre doktor, dhunove dhe
    gjakose popullin nëpër mitingje duke përdorur edhe Gestapon tënde, SHIK-un.
    Pyete “mikun” më të afërt në kabinet; ASSistentin tënd, “kriminelin e bandave
    të Jugut” Arben Imami. Ai ka cfarë të tregojë për dhëmbët, rrahjen me zvarritje
    të Gaqo Apostolit, gjakosjen e Servet Pëllumbit dhe gazetarëve

    të huaj, si dhe fatin e mijra shqiptarëve që u dhunuan nga trusti YT i
    sallatës. Pra ti mbetesh pushtuesi i shqiptarëve doktor, pasi mbi popullin tonë
    ti eksperimentove filozofinë fashiste të dhunës. Këtë ke për të bërë Ti

    zotëri përsëri mbi popullin, dhe rastin e parë e ke. Bëje në 29 Nëntor, në
    Ditën e Bardhë. Ktheje këtë ditë në ditë të Zezë, sic ke bërë me tërë ditët
    tona në të shkuarën tënde. Thonë që do të jesh larg atë ditë, por nuk të mungon
    Kloni yt mendor në Ministrinë e Brendëshme të përmbushë epshet e tua për të
    gjymtuar e dhunuar ata që mendojnë ndryshe nga ty.

    TI po e rivë përsëri dhunën doktor. Kështu që edhe optimisti më i madh nuk
    ka asnjë forcë të besojë që ti je normal e i mbarë sa të bashkohesh me ata që
    na cliruan nga dhuna fashiste e viteve të luftës që ti po e rivë.

    Fashistët përndiqnin ata që luftonin për clirimin e vendeve të tyre.
    Ndalonin propogandën antifashiste, arrestonin e vrisnin gazetarë e shkrimtarë,
    digjnin shtëpitë ku dyshohej se botohej propoganda Clirimtare. Edhe ti këtë
    bëre doktor. E bëre me Aleksandër Frangajn, Martin Lekën,

    Saimir Dulen e shumë gazetarë e analistë të tjerë doktor. Edhe redaksinë e
    “Koha Jonë” e dogje dhe e shkatërrove, duke dhunuar në radhë të parë shtypin
    shqiptar, duke cënuar pronën private dhe përdhunuar nderin e Nikollë Lesit,
    botuesit të parë të fjalës së lirë në Shqipëri.

    Për këtë bota nuk të harroi pa të vlerësuar doktor; por gjithmonë si
    famëkeq. TI hyre në histori, në pjedestalin e 10 kriminelëve më të egër të
    shtypit. Tani TI je në krah të mikut tënd naftëdhënës Milloshevicit. Edhe ai
    në10-she të famëkeqëve të shtypit është, në ekipin tënd doktor, tamam si
    fashitë të vërtetë. Ja pra që kjo të largon me ata të 29 Nëntorit, pasi edhe

    ketu ti i ngjason anës tjetë, zjarrvënësve.

    Por nuk të mjaftoi. E nise përsëri avazin tënd të vjetër doktor,
    përndjekjen. Nuk i largohesh dot instikteve të tua; tamam si pulat dhe qentë me
    ushqimin e tyre të preferuar. Ende pa nusëruar mirë as për 100 ditë, ke filluar
    të shpërndsh nëpër botë tipin e ri të shikasit, 80 lekesh. Nuk është

    ai shikas i mëparshëm me Corape te palara, me erë të qelbur dhe i pështirë deri
    në pafundësi. Eshtë “SHIKASI I RI”, edhe më i pështirë, edhe më i pafytyrë.
    SHIKAS I RI ka fatin të mësojë edhe për jetën tonë private, duke futur hundët
    edhe në Universitetet e botës e duke u cfaqur me emrin e vetë padronit.

    Gjendja e jashtëzakonshme u vu në Shqipëri në kohën tënde dhe atë të
    fashizmit doktor. Vetëm në kohët tuaja njerëzit u ndaluan të ecnin alla-braca,
    me duar në xhepa, ose më shumë se tre katër vetë. Kam parë një familje
    demokrate në atë kohë që i kapi ora jotë e bekuar e shtetërrethimit

    jashtë. Ata ishin më shumë se gjashtë dhe që të zbatonin rregullin tënd doktor,
    ecnin në rresht për një në largësi të caktuar, tamam si në ushtri. Duart i
    mbanin jashtë xhepave dhe për fat nuk kishin kollare të kuqe. Ishte një grimcë
    komedie brenda tragjedisë së madhe që na solle TI doktor. Ishe Ti që e cove
    Shqipërinë në atë ditë doktor, shkatërrove ëndërrën dhe idealin e

    atyre që sollën 29 Nëntorin, ditën që u hoqi njerëzve shtetërrethimin fashist
    në Shqipëri për gjysëm shekulli, deri në castin horror kur ti e rivure përsëri.

    Fashistët shkatërruan botën doktor, por më pas u shkatërruan edhe vetë nga
    popujt që luftonin për liri, nga Ushtria e Kuqe dhe forcat aleate. Atë bëre
    edhe TI, me botën që të rrethonte. E shkatërrove Shqipërinë, këtë pjesë të
    vogël të botës, e fute në luftën më pa kuptim, më të cmendur sepse i tillë je
    edhe vetë. Por më pas edhe ti u shkatërrove nga revolta popullore, por

    sigurisht edhe nga forcat aleate që erdhën në Shqipëri të na clironin nga shpellarët.
    Pra ti nuk mundet të njohësh 29 Nëntorin, pasi ajo është ditë që lidhet jo me
    cuba por me heronj.

    Fashistët zhduknin njerëzit dhe i linin pa varre që të harrohej e shkuara.
    Edhe ti u bëre usta c’varrimesh doktor. Eshtë makabre ajo që bëre TI me shumë
    heronj, përfshi këtu edhe Myslym Pezën, njeriun që krijoi cetën e parë
    Antifashiste në Evropë. Nuk u mjaftove, por Ti i mbylle derën e varrezave të
    Kombit popullit, njerëzve të thjeshtë, veteranëve. Cdo njeri normal

    tronditet kur e dëgjon, ndërsa TI jo. Këto janë fakte doktor. Falë tyre vetëm
    një alien mund të besojë që ti ke ndonjë ndjenjë për luftën, për veteranët, për
    lirinë dhe mbi të gjitha për atë ditë që i bashkon ata që janë shqiptarë, 29
    Nëntorin.

    Fashistët bënë shumë krime në Shqipëri, u përpoqën të bënin edhe krimin më
    të madh, të përcanin shqiptarët. Nuk e arritën dot. U përpoqe t’a bëje edhe TI,
    të vije shqiptarët kundër shqiptarëve, Veriun kundër Jugut. Për fat, përkundër
    fantazisë tënde preverse e përcarëse, shqiptarët qëndruan si përherë, vëllezër
    e të bashkuar si në 29 Nëntor 1944 kur cliruan Shqipërinë. Prandaj 29 Nëntori
    është datë që ti kërkon ta harrosh doktor, pasi nuk ke

    asnjë lidhje me të dhe as fuqi të bësh të kundërtën.

    Si mundet që TI doktor të njohësh 29 Nëntorin, ditën e Clirimit nga
    fashistët, kur ti i coje naftë Milloshevicit, mikut tënd dhe bashkëfashistit më
    të madh të Ballkanit dhe të popullit kosovar. Nafta jote kaloi edhe me
    tubacione në kohën kur gjithë bota antiafshiste e ditëve moderne i bëri

    embargo. Firma e naftës së PD “Shqiponja” u themelua taman në kohën e embargos
    ndaj Milloshevicit dhe ndaloi aktivitetin tregëtar kur embargua ndaj Serbinë
    nuk kishte më kuptim. Ky je ti doktor, që edhe naftën tonë e cove në shërbim të
    fashizmit. Kështu që vetëm ata që kanë mendjen tënde, pra ata që ti u ke hedhur
    trutë e gomarit, mund të besojnë se ti ke ndonjë

    lidhje qoftë edhe të “brezit të shtatë” me fitimtarët dhe me datën tonë të
    Clirimit, 29 Nëntorin.

    Fashistët krijuan ministrinë e propogandës doktor. Edhe ti e bëre por jo si
    ministri. Pasi sakatove shtypin e shkruar, TI uzurpove median vizive, TVSH, të
    vetmin stacion televiziv të kohës tënde “moderne”. Ti e shndërrove atë
    insitutcion në folenë e një lukunie qensh e bushtrash ulëritëse, që

    gdhiheshin e ngryseshin duke u cjerrë për kryeqenin. Në atë fole egersirash nuk
    u përmend pothuaj asnjë herë ndonjë ngjarje që lidhej me ditë a datë Clirimi,
    si të ishte festa e grumbullimit të barit. Nuk u dha asnjë film me teme nga
    lufta Antifasiste Nacional Clirimtare. Kjo ishte epoka jote doktor. Prandaj
    edhe sot TY nuk të besojnë as fëmijët se mundet të kesh një ndjenjë

    respekti në ndërgejgejn tënde të pisët, të paktën për tërë atë gjak që u derdh
    për 29 Nëntorin.

    Fashizmi ka në natyrën e tij grushtet e shtetit. Në Kili këtë e bëri Pinoceti,
    ndaj shtetit demokratik të Aliendes, duke gjetur një pretekst. Këtë bëre edhe
    ti doktor në Shqipëri në 14 Shtator 1998 po me një pretekst. Disa ditë pasi
    lajmërove që do të vritej një njëri që shqiptarët të

    cliroheshin nga “kriminelët” socialistë, u vra Azemi. Të doli flaja doktor!!!!!
    Këlyshët e tu ujqër Me fjalën tënde në gojë “për tu cliruar nga të kuqtë” u
    sulën të shkallmonin dyert e kryeministrisë duke venë përpara trupin e pajetë
    të atij që ishte bërë simboli i demokracisë, i atij që ti i hoqe edhe
    imunitetin!

    Por akti fashist i marrjes së pushtetit me PUC të mbëti në tentativë, pasi
    edhe bota nuk të mbështeti por të pështyu në fytyrë për aktin kriminal më të
    lartë kushtetues ndaj shtetit. Ti je në thelb krijesë anti demokratike kështu
    qe nuk ke asnjë lidhje me botën evropiane e cila u përulet me respekt heronjve,
    pra edhe atyre të 29 Nëntorit.

    Nazistët mobilizuan shumë gjeneralë në ushtri kundër popujve. Në operacionin
    gjerman “Barbarosa” kunder Bashkimit Sovjetik përmenden shumë gjeneralë të emëruar
    nga vetë Hitleri. Edhe në operacionin tënd ushtarak “barbarosa” kundër JUGUT,
    vetë TI emërove gjeneral operacioni për të sulmuar Jugun një krijesë të zezë,
    banditin Gazidede. Pra TI ke emëruar gjeneralë për të sulmuar popullin tënd
    doktor. Kështu që edhe moralisht nuk ke të drejtë që

    të vendosësh për fatet tona. Fatet dhe datat tona sic është edhe 29 Nëntori
    data e Clirimit, i vendos vetë populli doktor ndërsa ti je në anën e kundërt,
    ti ndoshta nuk je as popull, kështu që të takon të heshtësh.

    Nazistët veshën botën me të zeza. Mbi botë ra zija, humbi humori, u zhduk
    gëzimi i jetës. Edhe ti e bëre këtë në vendin tënd doktor. Ti i veshe nënat me
    të zeza, u more prindërve djemtë e vajzat. Ti e doje një gjë të tillë pasi me
    gojën tënde kishe shprehur që do t’ua ngrije shqiptarëve buzeqeshjen në buzë.
    Ua ngrive doctor, saqë tani nuk kanë fuqi as të flasin, megjithëse

    kanë fuqi të të mallkojnë. Pra TI ke shumë ngjashmëri me ata që u mundën në 29
    Nëntor, me ata që i mallkoi gjithë bota.

    Në një seance në Kuvend Majko tha: “Kjo seancë vjen era fashizëm”. Nuk ka
    dyshim që ashtu është, pasi vetë filozofina nga e cila udhëhiqen të vetmet
    instrumenta që drejtojnë jetën tënde, instiktet, janë të tilla, fatkeqesisht
    jashtë standarteve të një qënie normale.

    Doktor. Historia jonë është shkruar me të kuqe, me jetën e atyre qe e dhanë
    për liri. Ajo nuk mund të rishkruhet me bojën blu të një qeverie me pamjen e
    një dushku të madh hibrid, ku në degët e thyera të tij varen kalbësirat e
    politikës shqiptare, si dhe Xhuvelëria e Xhuveli, largqofti dhe turpi i
    parlamentarizmit normal botëror.

    Doktor, historinë e bëjnë heronjtë e vërtetë, ata të 29 Nëntorit, jo ata të
    tutë. Heronjtë e tu nuk ishin ata që u bashkuan me shqiponjat në male, por ata
    që i bënë shoqëri pulave dhe patave me shishen e rakisë. TI nuk mundet të
    bashkohesh me shqiponjat doktor. Zvarranikët nuk fluturojnë. Ti nuk ke per ti
    njohur kurrë heronjtë. Ti i c’varrose dhe i rivrave ata. Për ty hero u bë cdo
    njëri, edhe ata që binin nga pemët ose shtyllat, vetëm se ishin dashamirës të
    PD. Kjo mund të jetë gjithcka, edhe cmenduri, por asnjëherë histori.

    Doktor. TI kerkon të marrësh atësinë për datën e Lindjes së Lirisë, për të
    cilën ti nuk je baba. Atë datë e kanë caktuar baballarët e vertetë, luftëtarët,
    veteranë dhe clirimtarët. Ata e dinë më mirë se gjithë të tjerët datën, pasi
    ata e shkrehën për të sjellë lirinë. Kurse ti edhe po të doje nuk shkrehje dot
    gjë se fatkeqësisht sapo kishe lindur. Eshtë e vështirë të bëhesh baba me zor doktor,
    pasi nuk të beson njëri që je i vërteti. Për më tepër ajo datë do të të “mbetët
    në derë” si fëmijë ilegjitim, pra do të kesh mbi vehte një datë “dobic”.

    Mos u merr me punë që nuk të takojnë ty Doktor, merru me punët e Qeverisë
    ose ndryshe të Xhuvelërisë. Jepi popullit drita e ujë ashtu sic merr për vehtë
    dhe për ministrat e tu. Rrit rrogat e pensonet. Mos e ndalo Tiranën dhe
    Shqipërinë të bëhet me rrugë, me mbikalime e nënkalime vetëm për qëllimet e tua
    të fëlliquara politike dhe epshet hakmarrëse që ke ndaj njerëzve. Lëre jetën e
    njërëzve të jetohet dhe mos ua nxi më tepër se mjaft po u nxihet nga errësira
    që sjell ti.

    Trego të paktën në pamje të jashtëme që ke ndyshuar, pasi ka edhe naivë që
    nuk besojnë të vërtetën, që ti je një makinë e pariparueshme, je specie e
    vecantë në llojin tënd. Ti nuk mund të ndryshosh doktor. Ndryshimi yt nga 1997
    eshtë vakum ndërsa “ndryshimi” yt i viteve 90’ ishte vetëm një synetllik
    politik. TI thjesht ndërrove “pamjen” për të vazhduar karrierën tënde
    arrogante. TI u shndërrove nga një Sekretar Partie, Komunist radikal 25 vjecar,
    pa asnjë ndjenjë të komunistëve idealistë, në një “demokrat” të pasterizuar. U
    shndërrove si me magji, sikur të bënë synet një pjesë të trurit që ti e quaje
    të tepërt. Ti nuk ndryshon doktor. Ata pak njerëz që

    kanë shpresë në riedukimin tënd gabohen pasi me ty është e vertetë vetëm ajo
    shprehja e Ujkut dhe e Qimes.

    Ti mund të bësh cfarë të duash doktor, bë po deshe prapë sic bëre edhe në
    1997, pasi këto janë cështje truri. Por mos mendo që duke ndërruar ditë e data,
    shqiptarët do të harrojnë historinë.

    Unë si cdo shqiptar me mend, fëmijëve të mij po i mësoj dhe do ti mësoj atë
    që është e vërtëtë, jo atë që vjell truri i fosilizuar i antihistorisë. Ne këtu
    festojmë dy data doktor edhe 28 edhe 29 Nëntorin. Gjithsesi (sic i thone
    fjalës) ty shqiptarët të hapin rrugë doktor. Bëj cfarë të duash, madje edhe
    nëntorin bëje si shkurtin me 28 ditë por prapë 29 Nëntori do të festohet
    përsëri.

    Doktor. Në këtë shkrim unë nuk po e përmend emrim tim, ashtu sic po të dalin
    përballë Edët, Erionët e politikës dhe jo të politikës, etj. Jo sepse kam frikë
    për vehten, por ti të vret familjen e fisin, sic bëre psh me djalin e familjes
    Haklaj nga Tropoja. Pai u the këlyshave të tu: “E dua gjalla a vdekur”, ai
    djalë u vra. Pra ty të dalin urdhërat dhe parashikimet doktor, ashtu si edhe në
    rastin e Azemit, që fatkeqësisht të gjitha kanë një emër; vdekjen dhe
    shkatërrimin.

    Por edhe unë nuk e kam përmendur emrin tënd doktor. Kjo jo vetëm se nuk ma
    lejon edukata e nuk ma nxë goja, por sepse ti nuk duhet të përmendesh. Ndryshe
    nga 29 Nëntori, si ditë e shndërritshme për Shqipërinë, emri yt duhet të të
    harrohet.

    Ti doktor nuk duhet të përmendesh me emër. Ti duhet të mbetesh thjesht një
    fantazëm që ju shtua historisë së fatkeqësive dhe vuajtjeve të kombit tonë. Sa
    më shpejt të harrohesh, aq më shpejt do të mbyllen plagët në zemrat e
    Shqiptarëve dhe aq më shpejt do të përparojë Shqipëria ashtu sic e donin ata të
    29 Nëntorit.

    Për të gjithë do të jetë më mirë që Ti të harrohesh sa më shpejt. Eshtë më
    mirë të përmendesh si DOKTOR WHO dhe të të harrohet emri, sesa të rrish mbi
    kokat e Shqiptarëve, mbi kombin tonë, historinë tonë, mbi varret e heronjve të
    29 Nëntorit, si hije dhe njollë e zezë me titullin famëkeq DOKTOR
    FRANKENSHTAJNI SHQIPTAR.

    Mërgim Tari

    1. Ervin Mati says

      Nje shprehje perendimore, thote: “Mund te mos pajtohem me as edhe nje nga fjalet qe thua, po do te luftoja deri ne vdekje qe ti te mund t’i thuash”, po fatkeqesish nuk paskeni thene asgje, as Mero dhe as ti, i gjthe ky himn i delirit, me shume veshtiresi e mangesi leksikale dhe emotive, me se shumti mund te perkthehet ne; “nuk me pelqen Berisha”.
      Shume mire, e drejte e jotja dhe e tija, po ki modestine te pranosh se jane te Bazes e te tuat, llafe vertete te dalura nga laboratori i Frankenshtainit, biles edhe Frankenshtaini mund te skuqej nga makabriteti dhe palogjikshmeria e ketyre fjaleve te lidhur ne menyre te dhimbshme me njera-tjetren.
      Me duket se nuk te eshte e qarte diferenca midis propagandes dhe opinionit te ndershem(mendimit te lire dhe konstruktiv).
      Dhe pak e pandereshme te sjellesh permbajtje me modalitetin kopjo/dhe ngjit (copy and paste), se se paku dhunon te drejtat e autorit dhe nxjerr edhe veten si dembel dhe filozof, me miell nga thesi i huaj.
      Nese ben propagande me vetedije per nevoje, atehere vazhdo se ke edhe mirkuptimin tone, nevoja dhe buka e femijeve te shtyjne te besh kete dhe tjeter, ta them pa asnje lloj ironie, se mund te te rezultoje si ironizim.
      Por perpiqu te mos sjellesh Mero Bazen, si individ me vlera morale, se ne e dime se kush eshte Mero Baze. Nje individ qe nderron parti sa here nderrojne stinet, ofron nje moralitet te tille qe flet vete. E di ti perse i maban mend mire, fjalimet dhe direktivat e shokut Enver e te Ppsh-se te viteve 80, Mero Baze ? Thjeshte se ka qene per vite, Skretari i Pergjthshem i Partise, i te gjithe Qytetit Studenti.
      Pastaj duke cituar Bazen, rrezikon te t’i mbesi hatri edhe Rames, se ti ndoshta e ke harruar po Rama se ka harruar se te gjitha hordheqet familjare, ja ka nxjerre po Baze, ne kohen kur sherbente nje tjeter Zoteri !

      1. mergim tari says

        O Ervin,

        Shkrimin (te cilin e kam bere vite me pare) e kam futur ketu qe ta lexoje Shkelzeni dhe nuk e kuptoj perse pergjigjesh ti. Ty te kam bere nja dy pyetje ne nje nga pergjigjet e tua po ne kete teme, por ti vlereson me teper te pergjigjesh per ZENIN sesa per vehten tende. E kupton cdo te thote kjo? E kupton sa e ulet eshe kjo per nje njeri?

        Persa u perket atyre qe thua (te pakten per mua) jane gjera pa lidhje sepse nuk jane te verteta. Nese keni deshire une u pergjigjem te gjithave.

        Nga ana tjeter verej se ne ato qe thua ka varferi te skajshme gjykimi, pasi ne vend te kundershtosh pohimet qe bej une ne shkrimin tim, merresh me Mero Bazen, qe une as nuk e permend dhe as me ka vajtur ndermend kur kam bere ate shkrim ta permend ndonjehere.

        Shkruan si puna e Dudise….., eshte nje histori qe po te duash ta tregoj……

  8. Niko Maloku says

    Ali Asllani – Hakërrim

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

  9. Bashkim says

    Ore Shkelzen ku e gjen kohen te merresh me nje katunar Librazhdi or burr.Te pakten bej nje gje. Parate e fituara nga gjykim coja ndonje institucione qe merret me crregullimet mendore qe t’i besh sevap edhe Balles se me sa duket ai s’do te kete pune tjeter vec te beje round trip gjykate-cmenduri.

Comments are closed.